Kalimi i Marsit në Ujor, cilat janë sfidat e reja dhe ndryshimet që duhet të ndërmarrin 6 shenjat e para të horoskopit

+

UJORUSMOUS

Duke filluar nga dita e sotme, një burim i ri energjish kozmike do të zërë vend në jetën e të gjithave shenjave të horoskopit. Marsi do të vendoset në Ujor, madje ky është një nga tranzicionet e tij më të gjata duke qenë se do të qëndrojë aty deri në gusht, duke sjellë një erë ndryshimesh për të gjithë zodiakun. Ja për çfarë bëhet fjalë:

Dashi: Dashi duhet ta konsiderojë veten me fat pasi po përjeton një nga momentet më të paqta të jetës së tij. Nuk keni asnjë arsye të vlefshme për t’u mërzitur, acaruar apo humbur toruan, prandaj qëndroni sa më larg situatave konfliktuale dhe shijoni qetësinë kozmike që yjet kanë parashikuar nga ju.
Demi: Ndryshe nga Dashi, për Demin kjo është nga periudhat më stresuese dhe impenjative të jetës së tij. Gjendeni përballë ndryshimeve të mëdha sidomos në planiin professional. Sapo iu është besuar një project shumë i rëndësishëm dhe ky është moment ideal për t’u mbullyr gojën të gjithë atyre që nuk besuan tek ju.
Binjakët: Binjakët kanë nevojë për një shkundje të mirë, e cila do të mund t’i zgjojë nga gjumi letargjik ku ndodhen prej kohësh. Keni envojë të rigjeni energjinë brend vetes, të jeni më aktivë dhe t’i jepni vetes mundësinë të provoni eksperienca të reja.
Gaforrja: Gaforrja do të vendoset përballë një zgjedhje të vështirë në çift, të luftojë për të rigjetur harmoninë dhe dashurinë e humbur, apo thjesht të tërhiqeni pas duke i lënë gjërat të mbyllen me kaq. Merrni kohën që ju duhet. Ndoshta një largim i përkohshëm do t’ju ndihmonte të merrnit vendimin e duhur.
Luani: Për fat të keq Marsi nuk është në anën e Luanit kësaj here, madje ndryshe nga shenjat e tjera do të kalojë një periudhë relativisht aggressive gjatë pjesës së mbetur të këtij muaji. Përpiquni të kontrolloni emocionet dhe shpërthimet e mërisë dhe inatit pasi kështu rrezikoni të prishni disa marrëdhënie të rëndësishme.
Virgjëresha: Marsi nuk do të jetë aspak mikpritës edhe për Virgjerëshën,e cila do të duhet të përballet me disa fragmente të rënies së humorit dhe energjive. Ndoshta duhet të hiqni dorë së kërkuari ‘’Përse-të’’ e kësaj gjendjeje dhe thjesht të pushoni./Burimi ''POUR FEMME"