Kalimi i Marsit në Ujor, cilat janë sfidat e reja dhe ndryshimet që duhet të provojnë 6 shenjat e dyta të horoskopit

+

norob

Duke filluar nga dita e sotme, një burim i ri energjish kozmike do të zërë vend në jetën e të gjithave shenjave të horoskopit. Marsi do të vendoset në Ujor, madje ky është një nga tranzicionet e tij më të gjata duke qenë se do të qëndrojë aty deri në gusht, duke sjellë një erë ndryshimesh për të gjithë zodiakun. Ja për çfarë bëhet fjalë:

Peshorja: Marsi do t’i japë jetë një periudhe të begatë për të gjitha Peshoret, të cilat ndryshe nga herët e tjera, janë më të sigurta se kurrë më parë. Ju presin njohje të reja shumë interesante të cilat mund të shndërrohen në dashuri shumë pasionante. Këshillë: Tregohuni vetvetja, nuk keni pse ndryshoni për askënd.
Akrepi: Jo vetëm Peshorja, por edhe Akrepi do të jetë i përkëdhelur nga dashuria e Marsit dhe energjitë kozmike që gjenden në shenjën e tij. Papritmas do t’ju lindë dëshira për të ndjerë dashurinë e njerëzve që doni, për detaje romantike dhe paksa intimitet që të mund t’i shijoni të gjitha këto.
Shigjetari: Do të gjendeni përballë përplasjes së Uranit në Dem dhe Marsit në Ujor, prandaj bëni mirë të përgatiteni për një periudhë aspak të qetë. Do të jetë e vështirë të gjeni rrugën e ekuilibrit, por jo e pamundur.
Bricjapi: Një lajm aspak i mirë edhe për Bricjapin, për fat të keq edhe ju bëni pjesë në radhët e atyre shenjave që do të kenë shumë probleme si pasojë e kalimit të Marsit në Ujor. Duhet të merrni pak kohë për veten dhe të qetësoheni. Mos pranoni asgjë që mund t’ju lodhë.
Ujori: Ja edhe më fatlumët e këtij tranzicioni. Një bum i ri energjish do të pushtojë këtë muaj shenjën tuaj, energji që do të ripërtërihen deri në fund të gushtit. Do të keni mundësinë të udhëtoni, të zbuloni kultura dhe zakone të reja si dhe të bëni sa më shumë miq.
Peshqit: Peshqit duhet të bëjnë kujdes në marrëdhëniet shoqërore, sidomos kur bëhet fjalë për miq që vetëm japin këshilla. Mos u ndikoni nga askush dhe mos lejoni që t’ju manipulojnë./Burimi ''POUR FEMME"