Albano Bogdo tregon historinë e dashurisë me partneren 9 vite më të madhe: Vajzat më duan se jam i pasur
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
E besoni apo jo, është shenja juaj e horoskopit ajo e cila ju përcakton shumë karakteristika e ndër to edhe tiparin tuaj më tërheqës. Prandaj edhe nëse nuk e dini ka ardhur koha të mësoni pikën tuaj të fortë dhe mos hezitoni ta përdorni sa më mirë atë.
Peshorja/Besnik,-e
Peshorja bën gjithçka për ata që do, bën çdo gjë të nevojshme që një mardhënie të funksionojë. Peshorja është një artiste në dashuri. Të ndërtojë ura komunikimi është motoja e Peshores dhe aktivitetet tradicionale të shoqërimit janë ato që përdor: fjalë të këndshme, lule dhe muzikë të bukur. Me pak fjalë mund t’ia besosh zemrën një Peshoreje.
Akrepi/Pasionant
Fuqia e tij shpesh përdoret si një seksualitet, por kapaciteti i tyre në intimitet e tejkalon këtë. Vështrimi i Akrepëve hyn brenda sekreteve dhe errësirës për të mos përmendur brenda shpirtit tënd. Ata njihen si dinamikë në shtrat, por janë po aq të zhdërvjellët edhe në çdo aspekt të personalitetit të tyre. Kjo mund të jetë frikësuese për disa por mund t’ju bëjë edhe të ndiheni më të gjallë se kurrë. Shto edhe një respekt të patundur për jetën private dhe një gatishmëri për të eksploruar misteret dhe një Akrep është gati t’ju çojë në një vorbull udhëtimi që nuk do ta harroni.
Shigjetari/i,e qeshur
Shumë njerëz besojnë se një buzëqeshje është tipari më tërheqës që mund të ketë një person. Për këtë arsye dhe Shigjetarët mund t’ua fitojnë lehtësisht zemrat të tjerëve. Shigjetarët vënë në dukje gjërat që shkëlqejnë, gjejnë humor në shumicën e gjërave dhe shpërthejnë në të qeshurën më të mirë dhe më ngjitëse të zodiakut. Guxojnë për aventurë, udhëtim dhe për të mësuar dhe ky shpirt i lirë e do shoqërinë ndaj dhe tërheq audiencë me përvojat e gjera, grumbullon mençurinë e jetës duke të shërbyer si një shok për të ndarë udhëtimin.
Bricjapi/i,e pavarur
Njerëzit shpesh e barazojnë të qënit të pavarur me të qënit të mërzitshëm. Misteri i të mos diturit se çfarë do të bëjë personi që ke përballë mund të jetë mjaft e papëlqyeshme, por kjo nuk ndodh kur je me një Bricjap. Ata nuk të lënë në baltë. Fuqia e tyre është cilësia më tërheqëse dhe është ajo që kushdo kërkon të ketë. Bricjapi është shenja që rritet gjithnjë në zodiak, solide, e pavarur dhe e besueshme. Bricjapët rriten duke u rinuar gjithnjë, më të relaksuar dhe më të hapur ndaj argëtimit me kalimin e kohës. Një person i shenjës së Brincajpit është dikush të cilit mund t’i besosh gjithnjë. Do të të mbajnë kur të biesh dhe të të vënë në rrugën e drejtë kur të ndihesh i pasigurtë në jetë.
Ujori/Intrigues
Tiparet më të njohura të zodiakut për Ujorin janë krijimtaria dhe aftësia për të gjallëruar bisedën. Të pazakontë dhe që shpesh herë rrinë në terezinë e tyre dhe të lënë në qetësinë tënde, ata e tërheqin vëmendjen tuaj vetëm duke qenë të pranishëm. Një person i shenjës së Ujorit është një bashkëbisedues i lindur, që përshtatet me interesat e tua me një aftësi të përsosur. Ujori nuk do t’ja dijë për rregullat dhe gjërat e përcaktuara, bën qejfin e vet. Është mjaft intelektual ndaj dhe nuk do të mërzitesh me një Ujor.
Peshqit/Romantik
Për sa i përket tërheqjes është shumë e vështirë t’ia kalosh një personi të kësaj shenje. Kjo shenjë është si një paketë e plotë: ata dinë si të jenë romantikë me ju dhe tu plotësojnë ëndërrat tuaja më të çmendura. I sjellshëm, shpirt romantik, mistik dhe artistik këto janë disa nga cilësitë që i përfaqësojnë më së miri këtë shenjë. Me natyrën e tyre jashëzakonisht romantike peshqit të frymëzojnë mbi fantazitë. Shumë të ndjeshëm, kjo shenjë mund të lidhet me ju dhe t’ju kuptojë ju ashtu siç nuk ju ka kuptuar askush më parë.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...