Nga Peshorja tek Peshqit, përse 6 shenjat e dyta të zodiakut do të vuajnë tërheqjen e Uranit

+

pobredia

Duke filluar nga mbrëmja e djeshme Urani, planeti i risive dhe surprizave,do të jetë i tërhequr megjithatë kjo gjë do të shoqërohet me jo pak ndryshime në 12 shenjat e zodiakut. Këtë sezon veror ju mund të ndiheni të qetë, të çlodhur ose të ekzaltuar e për këtë mund të bëni me faj ose të falenderoni Uranin.

Peshorja: Jeta sentimentale e Peshores nuk po shkon ashtu siç do të donit. Për këtë arsye duhet që të merrni kohën e duhur për të reflektuar dhe vendosur nëse doni të jeni vetëm ose çift. Nuk është e lehtë, por Urani do t’ju gjendet në krah gjatë kësaj periudhe.

Akrepi: Ky është momenti më i papërshtatshëm për të ndryshuar gjërat në jetën tuaj dashurore. Përse të mos shijoni qetësinë që ju fal njeriu i zemrës? Më vonë mund të mendoni nëse doni të vazhdoni kështu ose ta çoni lidhjen në një tjetër nivel.

Shigjetari: Mesa duket 6 shenjat e dyta kanë nevojë të gjitha për pak qetësi, mes syresh Shigjetari është ai që ka vërtetë për më shumë relaks. Kjo është periudha e duhur për të marrë ca pushime të tjera, fundja nuk lodhesh kurrë nga pushimet. Shpirti i aventurës mund t’ju çojë në destinacione interesante.

Bricjapi: Muajt e fundit keni patur mundësinë të udhëtoni dhe të shijoni jetën e mirë. Por tani është koha për pak aventurë të çmendur. Mjaft me plane dhe përgjegjësi, duhet të shijoni momentin dhe të ndjeni adrenalinën.

Ujori: Ujori ka nevojë të dalë nga shtëpia dhe të njohë sa më shumë njerëz. Flirtet verore mund të sjellin të papritura, kështu që mos i lini t’ju shpëtojnë. Kjo gjë do t’ju ndihmojë gjithashtu të ambientoheni me jetën sociale.

Peshqit: Urani ju këshillon të mos nënvlerësoni askënd e asgjë. Ndonjëherë surprizat më të mëdha i marrim nga ata që nuk na e pret mendja. Mos harro t’u kushosh detajevem mund të tregojnë shumë për ju.