Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nëse partneri që keni në krahë i përket shenjës së dashit, duhet të dini që jeta juaj nuk do të jetë kurrë monotone. Çdo ditë me të është si një aventurë dhe asnjëherë e mërzitshme! Janë kokëfortë, ambiciozë, besnikë dhe optimist dhe për të përballuar çdo situatë me këtë shenjë duhet të pranoni se:
DASHI ËSHTË BOSI
Ai beson në vetvete dhe është një lider i lindur ! Është i përgjegjshëm dhe nuk ka dëshirë t’ju lërë asgjë në dorë jo sepse nuk ka besim tek ju, por sepse mendon se vetë është më i aftë (pak acaruese apo jo…) Ai është kokëfortë, por nuk ngurron të kërkojë ndihmë sepse ai është shumë konkurrues. Janë të padaruar dhe nxehen shumë shpejtë. Megjithatë nuk duhet ta lejoni t’ju vendosë poshtë, sepse do të ndiheni inferior dhe lidhja do të kriset.
NËSE JENI MARTUAR ME TIPIN E QETË POR ME KARAKTER SHUMË TË FORTË
Dashi mund t’i “varrosë” aq thellë emocionet e tij, saqë do të duhej shkollë për t’i zbuluar !. Lajmi i mirë është se ai bën gjithçka kur bëhet fjalë për dashurinë. Ju vetëm duhet ta ndihmoni të shprehen. Si? Duke mbajtur qëndrim pozitiv dhe duke e mirëkuptuar për tipin e tij të vështirë. Ai mund të përpiqet t’ju shtyjë, t'ju thotë se është në rregull, ose nuk ka nevojë për ndihmën tuaj, por ju duhet t’i qëndroni pranë.
NËSE JENI MARTUAR ME AVENTURIERIN
Dashi mund të jetë spontan, aventurier dhe sypatrembur. Është “klokëkrisur” ndaj mos u mundoni ta sillni me këmbë në tokë, sepse motoja e tij është : Një jetë kemi, duhet ta shijojmë! Ai do t’ju nxjerrë nga “zona e rehatisë” dhe do t’ju frymëzojë të bëni gjëra nga më të çmendurat. Megjithatë këto cilësi nuk e bëjnë ata të paqëndrueshëm apo të pamatur! Ai është një bashkëshort i përkryer që di të mbajë ekonominë e shtëpisë, të jetë një baba i shkëlqyer etj. PUREWOW
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...