Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Janë krijesa të fantazisë, protagoniste të historive të paharrueshme (shpesh pjellë e penës mashkullore, si Ana Karenina). Nga Penelopa te Madam Bovari apo te çrregullimet moderne të Lisbeth Salander…Ja disa nga heroinat e preferuara, gratë që kanë ndikuar te gratë!
Në fakt, janë të shumta heroinat e letërsisë që duhen kujtuar në 8 mars sado që, shumica prej tyre janë fryt i fantazisë mashkullore: Ana Karenina e Tolstoit, Carlota e Gëtes, Isabel Archer e Henry James…Megjithatë, njësoj siç ka burra që shkruajnë (bukur) për gratë ka edhe shkrimtare femra që kanë krijuar personazhe të pavdekshëm. Kujt nuk do t’i vinte ndër mend Jane Eyre e Charlote Brontë?! Po Elizabeth Benet e shkruar nga Jane Austen në vitin 1813?! Kjo e fundit, intelegjente edhe pse pak cinike, do të bëj për vete Darcy-n, fal personalitetit të saj që disa mund ta kenë parë të mishëruar edhe te aktorja Keira Knightly në filmin me të njëjtin titull “Krenari dhe paragjykim”.
Ndërsa Nathaniel Haëthorne, tregon dramën e Hesterit që duhet të rrisë e vetme vajzën e saj sepse I shoqi është zhdukur në luftë. Hester nuk thyhet asnjëherë dhe romani i shkruar në 1850 ngelet model i forcës së grave që tregon se si këto të fundit dinë të përballojnë të gjitha pengesat shoqërore.
Ja ku mbërrijmë edhe te kavalieri I pathyeshëm i krijuar nga shkrimtarja Virginia Woolf, frymëzuar nga poetja e saj e dashur (mbase edhe më tepër se kaq) Vita Sackvile Ëest: njëkohësisht grua dhe burrë, vjen përshkrimi i luftës së vështirë për të kuptuar identitetin seksual.
Meg, Jo, Beth, dhe Amy: kush nuk e gjen pak veten te njëra prej motrave March, të krijuara nga Louisa May Alcott? Mundet që e preferuara e të gjithëve të ngelet Jo por, sidoqoftë, shkrimtarja ëndërrimtare, nuk druhet, në çdo rast, të thyej paragjykimet e kohës.
Clara, e ëma e Biankës dhe gjyshja e Albës, ngelet gjithashtu një nga protagonistet e paharrueshme të Isabel Allendes te ‘Shtëpia e Shpirtrave”. Edhe këtë roman mund gjeni në versionin kinematografik me protagoniste Meryl Strep.
Kur u botua “DItari I Bridget Jones”, nga mesi i viteve ’90, Helen Fielding, thuajse bëri revolucion; fal saj, shumë vajza o gra kuptuan se mund të kesh ca kilogram më tepër, të mos kesh të fejuar edhe pse ke kaluar të tridhjetat, të jesh pak depresive e megjithatë të ngelesh tërheqëse e zbavitëse!/LIVING
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...