Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Arben Imeri sapo ka botuar librin e tij të parë, “Unë banoja në Tiranë”. Janë copëza Shqipërie që autori i sjell ashtu siç i kujton, meqenëse tashmë, prej kohësh, jeton në Reggio Emilia, në Itali. Më poshtë, po sjellim një tregim prej tij që na duket përfaqësuese e kohëve ku po jetojmë. Imeri nuk ka hequr asnjë presje nga ngjarja e vërtetë; sepse pikërisht me këtë identifikohen tregimet e tij, vërtetësinë...
Intervista
Një mik nga Tirana, i cili punon në një nga televizionet e shumta të saj, një ditë më shkruan: kam folur me një gazetar për të të bërë një intervistë për librin tënd… Shkruaji sa më parë dhe merruni vesh vetë.
Lajm shumë i rëndësishëm për mua. Eshtë bukur kur dikush të interviston për një vepër tënden, sidomos kur ai është një libër i sapo botuar dhe akoma më shumë, kur është libri yt i parë.
Kush boton në atdhe dhe jeton jashtë tij, e ka shumë të vështirë të promovojë ato që shkruan dhe të njihet nga publiku shqiptar, si rrjedhim, edhe të shesë librat e tij. Veç mos qoftë ndonjë shkrimtar i zoti, i afirmuar apo i njohur prejvitesh. Por ky, nuk është rasti im.
Ndaj, çdo takim, intervistë apo prezantim me lexuesin e shtypit apo tëtelevizonit, shihet jo vetëm me interes, por edhe gati me një si lloj fati, përveç kënaqësisë vetjake, e cila është legjitime në të tilla raste.
Gazetarin në fjalë, nuk e njihja dhe as që ia kisha dëgjuar emrin kurrë, por kjo nuk kishte shumë rëndësi. I rëndësishëm ishte fakti që ai mund të kishte lexuar librin tim dhe sidomos, gazeta ku punonte: ajo është nga më kryesoret në vend.
I shkruajta menjëherë dhe pa vonuar shumë orë, ai mu përgjigj. Si fillim nuk ishte keq. Jam gati në çdo moment, i shpjegova, në daç bëjmë intervistë telefonike e në daç, me shkrim: rëndësi ka që të flitet për librin.
Kur më pyeti për titullin e librit, nuk më erdhi aspak mirë, sepse kuptova që jo vetëm nuk e kishte lexuar, por as që e dinte se ishte botuar. Patjetër që lutja për intervistë i kishte mbërritur nga miku im. Gjèra qè ndodhin, mendova, tè japèsh njè intervistè nuk èshtè e lehtè. Diçka duhet gèlltitur…
Pa e dhënë veten, bëra sikur e dija që ai kishte shumë punë dhe nuk kishte pasur rast të shfletonte librin, të cilin, pas intervistës, natyrisht që do ia dërgoja me postë dhe me autograf.
I tregova përmbajtjen e librit dhe disa informacione të tjera mbi veten.
- Më mirë të bëjmë një reçencion,- mu përgjigj.
Dakort, i shkruajta, rëndësi ka që të flitet për librin dhe ndoshta, kështu është më mirë, sepse reçensioni mban firmën e gazetarit dhe publiku nuk lexon përgjigjet e mia, të cilat mund edhe të mos kenë ndonjë interes, sidomos kur flitet për librin e parë të një fillestari.
- Do bëjmë kështu,- më tha,- bëje ti reçensionin e librit, jo më shumë se dyzetë rrjeshta dhe ma nis, sepse kam shumë punë…
Zgjidhja e tij mu duk e habitshme, por, duke qenë se ia kisha nevojën, e klasifikova si interesante dhe origjinale. Në fillim, mendova t’i nis ndonjë nga komentet që miqtë dhe lexuesit e shumtë më kishin postuar në fb dhe të haja turpin me bukë. Por, më pas, më mbytën mendimet. Kur mendova se të tillë metodë mund të kishte përdorur me shumë të tjerë, përpara meje, më erdhi për të qeshur. Imagjinova autorët që, nën emrin e tij, analizonin pozitivisht librat që kishin shkruar vetë…
Nejse, jo të gjithë janë perfektë në këtë botë dhe gazetari im kishte qëlluar një prej tyre.
Reçensionin nuk ia nisa. Ngjarjen vendosa ta bëja tregim dhe ta shkruaja kur të kisha kohë.
Sot, e mbajta premtimin…
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...