Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Dhe duket se pritja është shpërblyer. Pavarësisht çmimeve, biletat kanë sosur. (bëni mirë të mos i merrni në telefon për bileta, se nuk ka!) Mall për tre muzikantët që kanë bërë epokë në Shqipëri, mall për muzikën e vërtetë.
“Tre Muskëterët” rikthehen për publikun në datën 15 maj. Ndoshta jo me moton e Dymasë “Një për të gjithë e të gjithë për një”, por me dashurinë dhe pasionin për muzikën, pa dyshim. “Tre Muskëterët¬Koncert Simfonik”, kështu titullohet koncerti në Pallatin e Kongreseve, që do të ngjisë në skenë Elton Dedën, Redon Makashin e Aleksandër Gjokën. E bashkë me ta edhe 70 instrumentistë të Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, që do të shoqërojnë rrokerët gjatë koncertit të tyre. Ky element “luksoz”, që do t’i shtohet koncertit, do ta bëjë koncertin edhe më të bukur dhe këngët, edhe ato “të vjetrat”, do të vijnë nën një frymë të re.
Tashmë përgatitjet janë drejt fundit, skena është në montim e sipër dhe çunat janë në prova intensive. Një nga “Tre Muskëterët”, këngëtari Redon Makashi, tregon për koncertin, përgatitjet, programin, çmimet e biletave (3, 4, 5 mijë lekë) dhe projektet që do të pasojnë. Më në fund “Tre Muskëterët” bëhen bashkë në një koncert, si ia dolët? Kishim vite që e mendonim këtë koncert, por nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë të mbërrinim deri këtu. Nëse do të bëhej fjalë për një koncert të thjeshtë, do ta kishim bërë me kohë, por ne donim të bënim një koncert ashtu si e kishim ëndërruar. Dhe një koncert i tillë kërkon shumë punë, por edhe kosto të larta. Është një event madhështor, si nga skenografia, e realizuar nga Fatmir Minga, fonia që vjen nga Italia, te pjesëmarrja e Orkestrës Simfonike të RTSH¬së, që do t’i japë një tjetër dimension koncertit. Dhe për të bërë një koncert të tillë, duhet të piqeshin kushtet. Falë kompanisë së marketingut “Connext”, por edhe mbështetjes së Bashkisë së Tiranës dhe “Raiffeisen Bank”, apo edhe sponsorëve të tjerë, ia arritëm kësaj dite.
Përse tani? Nuk ju duket se është pak stinë e tensionuar politike?
Kishim kaq kohë që e prisnim këtë ditë dhe tani që u krijuan mundësitë, duhet ta kapnim momentin. Por edhe sepse kjo është një periudhë pak e vakët me aktivitete. E kemi menduar edhe faktin që po e zhvillojmë koncertin në një periudhë të tillë. Në një kohë kur njerëzit janë të lodhur nga lajmet politike apo vrasjet, që mbushin përditë ekranet, ne duam të ofrojmë frymëmarrje, duam të ofrojmë një mesazh pozitiv.
Pse edhe Orkestra Simfonike? Nuk do të kishte qenë më pak impenjative, e lodhshme, e kushtueshme, vetëm me një band muzikor?
Këto lloj koncertesh janë realizuar nga grupe e këngëtarë të mëdhenj nëpër botë. Ndërsa në Shqipëri është hera e parë që zhvillohet një koncert rrok¬simfonik. Prania e orkestrës u ka dhënë të tjera përmasa këngëve. Këtë e ndiejmë edhe nga reagimi i orkestrantëve, të cilët pas çdo interpretimi na duartrokasin. Ata ndihen mirë gjatë interpretimit, por edhe shijimit të këngëve. Ne këtë e shohim edhe si një reagim të publikut. Kjo na kënaq, por ende presim të shohim reagimin e publikut në sallë. Shpresojmë të sjellim jo vetëm më të mirën tonë, por të japim një shembull pozitiv edhe për muzikantë të tjerë shqiptarë, të cilët mund ta vazhdojnë këtë eksperiencë, këtë mënyrë të realizuarit të koncerteve. Është e vërtetë që kaq nuk mjafton për t’ju larguar komerciales, megjithatë japim një shembull pozitiv dhe një shkëputje, qoftë edhe për pak, nga e rëndomta.
Fakti që biletat u shitën menjëherë, pavarësisht se çmimet ishin pak të kripura, tregon se kishte munguar një aktivitet i tillë…
Kjo që thoni ju është e vërtetë. Ndoshta çmimet janë disi të kripura dhe shumë njerëz, pavarësisht dëshirës nuk e kapin dot, por ky është një koncert që, siç ju thashë, ka një kosto shumë të lartë dhe nuk do të arrinim të mbulonim as shpenzimet, pasi ne nuk përfitojmë ndonjë gjë financiarisht. Gjithçka po e bëjmë për pasion. Secili prej nesh ndërkohë ka projektet e veta, si solist apo me grupe, unë grupin “Arb”, Eltoni e Sandri po ashtu kanë angazhimet e tyre. Por ishte dëshira jonë e kahershme të sillnim një koncert të kuruar mirë në të gjitha komponentët dhe mendoj që e justifikon edhe çmimin e biletës. Mendojeni si një drekë të ngrënë jashtë, por që të dhuron edhe më shumë kënaqësi. Por faktet treguan se pavarësisht çmimeve, kërkesat për bileta ishin shumë të mëdha. Biletat mbaruan thuajse një javë para koncertit. Kanë ardhur nga rrethet, nga Kosova, nga Maqedonia, Italia… Për shkak të kërkesës së madhe, u hodh ideja që koncertin ta zhvillonim në dy net, për t’u dhënë mundësi sa më shumë njerëzve, por unë dola me votën kundër. Nuk ishte e nevojshme ta lodhnim publikun. Mendojmë që këtë koncert ta çojmë në Prishtinë, Athinë, Selanik, Romë e Milano e kudo do të angazhojmë orkestrat e vendeve përkatëse, si Orkestrën Filarmonike të Prishtinës, të Selanikut, e me radhë…
E menduat ta zhvillonit në stadium?
Po, u mendua edhe ky variant, por stadiumi nuk ofron kushte të favorshme për këtë koncert. Nuk ka akustikën që ne kërkonim, jo vetëm për orkestrën simfonike, por në gjithçka dhe ne donim që gjithçka të dilte ashtu si ne donim.
Cili do të jetë programi?
Është program i menduar mirë. Janë më shumë se 2 orë koncert me 23 këngë, që besoj se do ta kënaqë publikun. Janë këngët tona më të mira, hite që njerëzit i këndojnë kudo. Madje na është dashur të lemë jashtë programi shumë këngë, pasi koncerti do të zgjaste shumë. Do ta hapim me “Zemra e një gruaje”, për të vazhduar me të tjera këngë të njohura tonat, si “Dikur luaja me ndjenjën e saj”, “Ditë dimri”, “Nuk kërkoj tjetër njeri”, “Dhimbje lë pas”, “Qyteti i vjetër”, “Të pranoj si je”, “Dashurisë së shkuar”, “Zilja ra”, etj. Ka këngë që i këndojmë të tre, të tjera solo. Do të ketë edhe “unplugged”, për t’u kthyer sërish në tingujt e orkestrës. Unë do të kem një këngë vetëm me harqe e piano, të titulluar “Nata e fundit”. Pra do të jenë këngë të njohura për publikun, por të sjella në një format të ri. Është një koncert që kulmon karrierat tona, por edhe që i çon ato më tej, me të tjera projekte.
ALMA MILE/Panorama
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...