Kulturë

Rikthehet baleti i famshëm "Zhizel" në nder të “Mjeshtrit të Madh” Agron Aliaj

+

ergwreg

“Zhizel” një prej baleteve me të famshëm në botë, simbol i klasikes, repertor i shume skenave ndërkombëtare e që për herë të parë është vënë në Parisin e vitit 1841 rikthehet në skenën shqiptare pas katër vitesh mungese! Teatri do të vihet në skenë mbrëmjeve të datave 9, 10 dhe 11 te “arTrubina” në nder të 85- vjetorit të lindjes së koreografit, “Mjeshtrit të Madh” Agron Aliaj, koreografi që e vuri atë për herë të parë në skenën shqiptare në vitin 1988.
Rivënia e dytë është vënë po nga Aliaj në vitin 1998 me protagonistë Enada Hoxha, Gerd Vaso, Eno Birko, Ambeta Toromani. Ndërkohë që vënia e fundit në skenën e TKOB-së është ajo e vitit 2014.
Vepra e dashurisë së pamundur të fshatares Zhizel me princin Albert, baleti me dy akte me muzikë të Adolphe Adam është i ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane me koreografi të J.Perrot, J.Corrali, M.Petipa.

arturbnh

TOB bën me dije se në këtë rivënie historike është ruajtur e pandryshuar struktura e koreografisë e realizuar nga origjinali dhe punuar nga mjeshtri Agron Aliaj, por është një produksion komplet i ri.
“Janë prodhuar nga fillimi të gjitha kostumet, realizuar me mjeshtri nga kostumografi Ardi Asllani. Gjithashtu edhe skenografia është realizuar e re, por pa ndryshuar konceptin e veprës të realizuar nga mjeshtri Aliaj”, njofton Zana Çela, drejtoresha e TOB.
Lëvizjet janë romantike dhe me shumë elegancë. Është çdo gjë klasike, dhe është balet repertori, ku mund të shihet tek ne dhe me të njëjtën strukturë dhe libret e sheh dhe në të gjithë vendet e botës”, tregon solistja Ledia Sulaj, që në skenë do të jetë Zhizel.

45610287 2267883380109989 8721189428220919808 n