Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Spitali Amerikan ka sjellë për shqiptarët, si të ftuar nderi për të performuar në Koncertin e Bamirësisë që sapo ka nisur Pallatin e Kongreseve, mes shumë artistëve të tjerë shqiptarë të muzikës lirike dhe tradicionale; dy nga figurat më të shquara dhe të pëlqyera të skenës operistike, teatrit dhe muzikës klasike në botë; sopranon e suksesshme botërore Maria Jose Siri dhe tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare, Josif Gjipali (Giuseppe Gipali), artistin që ka prekur skenat më në zë të artit të muzikës klasike.
“Më shumë tinguj, tani e përgjithmonë” ka qenë lajtmotivi që na ka shoqëruar përgjatë dy javëve që shkuan, deri sot në mbrëmje, në çeljen e Koncertit të Bamirësisë, të organizuar nga Spitali Amerikan, me kauzën sublime për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve që kanë lindur me probleme në dëgjim, duke mundësuar kështu realizimin e ndërhyrjeve dhe vendosjen e implanteve kokleare; një teknologji kjo sa e vështirë dhe e kushtueshme për pacientët.
Kush janë yjet që sapo janë ngjitur në skenë në këtë mbrëmje?
Maria Jose Siri, sopranoja e mirënjohur ndërkombëtarisht, e njohur më së shumti me performancën si protagonistja e veprës Madama Butterfly për hapjen e sezonit të ri operistik 2016/2017 në Teatrin e Operës “La Skala”, i cili mbetet padyshim momenti më i rëndësishëm dhe kulminant në karrierën e saj deri më tani.
Josif Gjipali,i njohur me emrin e artit Giuseppe Gipali, i vlerësuar qënga studimet nëAkademinë e Arteve, si një nga arritjet mëtë mira tëkësaj akademie. I nderuar me çmimin Ambasador i Kombit dhe çmimin Mirënjohja e Qytetit Vlorë; ai zhvillon aktivitetin e tij solistik pranëTOB deri në vitin 2003. Për dy vite me rradhë nga viti 2001 deri në 2003 Josif Gjipali është shef i solistëve të TOB. Në vitin 2002 fiton çmimin e parë në konkursin “TITO GOBBI” dhe në vitin 2003 fiton çmimin e dytë në konkursin më të famshëm në botë për këngëtar lirik OPERALIA “PLACIDO DOMINGO”.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...