Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Historia e një prej operave më të famshme të të gjitha kohërave, “La Traviata’, do të ketë premierën, sot në mbrëmje, në Teatrin e Operas dhe Baletit, për të vazhduar sërish, për tre netë të tjera, deri në datën 20 dhjetor.
Historia klasike shekullit XIX, e kurtizanes së klasit të lartë që dashurohet me një djalë të ri i cili vjen nga një familje e pasur, Alfredo, dashuria e të cilëve kundërshtohet nga babai i tij, i cili nuk pranon skandalin që kjo lidhje krijon, do të spostohet në kohë, do të vijë në vitet 1920 sipas një koncepti të ri regjisorial, tëaustriakes Magdalena Fuchsberger, skongrafie moderne (në videoprojektor) nga gjermani Aron Kitzig, baleti nga Gerdi Vaso dhe Enada Hoxha dhe kostumografie nga Ardi Asllani. “Sot, ne po kthehemi me një produksion të ri, që këtë herë mban një vulë ndërkombëtare. Uroj që publiku të shijojë dhe gëzojë bashkë me ne dhe të ketë një Brindisi në këtë 60 vjetor të TOB, por edhe të vënies për herë të parë në skenë operan “La Traviata” me Marie Krajën” – tha drejtoresha e TKOB, Zana Çela, në konferencën për shtyp. Rikthimi bëhet në shenjë vlerësimi për artistët që themeluan këtë teatër! Nga ana tjetër, regjisoria austriake u shpreh e emocionuar për mundësinë që pati për të drejtuar pëtë histori, ndjenjat dhe emocionet e së cilës e bëjnë veprën të pakohë! Një tjetër risi e kësaj premiere do të jenë kostumet dhe koreografia e punuar nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. “Për mua ishte kënaqësi sepse “Traviata” është një nga veprat që e duam fort dhe e kemi krijuar edhe si balet por, e sjell në një risi, dhe me një perceptim të jashtëzakonshëm nga Madalena, për mua dhe Gertin ishte frymëzim. Jo vetëm për pjesën e kërcimit si cigania dhe spanjollja por të jem në rolin e Violetës dhe Alfredos, ishte vërtet shumë emocionuese” u shpreh Enada në fund të konferencës.
Dje, gjatë konferencës për shtyp në TKOB
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...