Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Është një teatër brenda teatrit, me tekst e pa tekst, me të qeshura e momente dramatike…Kjo është loja e një dramaturgu të madh si Luigi Pirandelo që u shfaq dje për artistët e gazetarët në Teatrin Kombëtar. “Sonte do të luajmë pa tekst”, me regji të Driada Dervishit, e ka premierën zyrtare sot në mbrëmje dhe loja që do të shihni do t’iu mbajë të ‘stakuar’ për dy orë të tëra.
"Pirandelo, pavarësisht se është një nga dramaturgët që hyn tek më të vështirët, mënyra se si ai percepton dhe se si shkruan, është shumë afër jetës, është shumë afër njerëzores, është shumë afër dramave të njeriut, të përditshmes dhe nga ana tjetër të dyja këto, shkrihen bashkë me atë çka ndodh me realitetin në teatër”- ka thënë regjisorja për zgjedhjen e pjesës.
Me praninë e Yllka Mujos, që, të mos ishte, shfaqja nuk do të ishte po ajo, edhe të gjithë aktorët e tjerë si Dritan Boriçi, Adelina Muca, Olta Daku, Met Xhelili, Sokol Angjeli, Niada Saliasi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Besmir Bitraku, Gent Hazizi, Neritan Licaj, Marsel Rupi, e bënin pjesën ritmike e të gëzueshme, deri sa vjen fundi i befasishëm që ju ngelet juve për ta parë.
Pirandello vjen për herë të parë në skenën shqiptare dhe urojmë të vijë sërish.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...