Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kanë kaluar shtatë vite që kur u vu për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar, komedia ‘Të gjithë me huqe”, me regji të Gëzim Kames. Kur Roland Trebicka luante rolin e Vinsentit, taksistit që kishte maninë e shifrave dhe të koleksionimit të tapave të shisheve, sigurisht që nuk e mendonte se do të ishte hera e fundit që do ta bënte publikun të qeshte, ky i fundit, jo e jo. Njeriu që u kishte zgjatur jetën të tjerëve me të qeshura, do të kishte edhe fare pak kohë. Është e gjitha një lojë si “terapi grupi”, ku të gjithë aktorët i “hapen” publikut, por ku një meritë të veçantë kishte Roland Trebicka, me humorin dhe plastikën e pazëvendësueshme. Kjo komedi, rrikthehet sot, në Teatër Kame, si një homazh për aktorin, që u nda nga jeta plot tre vjet më parë, por njëkohësisht dhe për të festuar 10-vjetorin e krijimit të Teatër “Kame”.
Ngjarja zhvillohet në dhomën e pritjes së kabinetit të psikoanalistit të madh, Dr. Stern, i cili është një specialist me famë botërore i çrregullimeve obsesive. Ai bën konsulta shumë rrallë në Francë. Personazhet tanë kanë me muaj që e presin, dikush tetë, dikush trembëdhjetë e gjysmë, që e presin që ai të vijë. Dhe janë në hall. Teksa presin që profesori të vijë, ata i zbulohen njëritjetrit. Por në fakt, edhe sikur të mos duan ta bëjnë këtë, janë manitë e tyre që ngrenë krye vetë. Vinsenti vuan nga mania e numërimit. Fredi nga sindroma e fjalëve të pista. Blanshe ka maninë e pastërtisë dhe fobinë e mikrobeve. Bobi vuan nga kompleksi i vijave dhe i simetrisë. Ai s’shkel kurrë mbi vija. Maria vuan nga frika se gjithnjë ka harruar diçka, çelësat, dritat, ujin, gazin…, përveç Shën Jozefit, që e kundron nga një qoshe e dhomës. Ndërsa Lili, një vajzë e re me një pamje punk, përsërit çdo frazë dy herë… Në të kundërt ka frikë se vdes.
Pas shtatë vitesh, shfaqja vjen me disa ndryshime në trupën e aktorëve. Rolin e Vinsentit, që e luante Roland Trebicka, tashmë do ta luajë Genci Fuga. Kanë ndërruar rol edhe Eriona Kakeli, e cila nga Blansha shndërrohet në një Marie. Roli i Blanshës vjen nga aktorja Rajmonda Bulku. I shtohet trupës Lulzim Zeqja në rolin e Bobit dhe Elia Zaharia si Lili. Ndërsa Viktor Zhusti i qëndron rolit të Fredit. Sigurisht një trupë e re do t’i japë të tjera nuanca veprës.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...