Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Do të shfaqet sot në mbrëmje, në Teatrin e Operas dhe Baletit, pjesa 'Trimat e Jutbinës’. Pas shumë kohësh, skena e TOB, risjell në vëmendje Ansamblin Kombëtar me një shfaqe shqiptare të konceptuar mbi legjendat e jashtëzakonshme të marra nga vellimi: “Tregime të moçme shqiptare”, nga Mitrush Kuteli. Gerti Druga, drejtori artistik i Ansamblit Kombetar, ka thënë gjatë konferencës për shtyp se në këtë shfaqe do të ndërthuret muzika tradicionale me elementët bashkëkohorë. “Kemi përgatitur një shfaqe premierë të titulluar “Trimat e Jutbinës’ e cila është e konceptuar mbi legjendat, mbi përrallat, rrëfimet e zakonet, pra mbi pasurinë tonë të jashtëzakonshme kombëtare. E gjithë shfaqja është e bazuar mbi 11 ciklet e kreshnkiëve dhe tregimet e Mitrush Kutelit “Tregime të moçme shqiptare’. Do kemi një shfaqe ku do të ndërthuren koncepti i valleve me muzikën tradicionale. Do ketë momente që do ketë muzikë solo e këngëtarë që veprojnë në skenë. Është hera e parë që vihet në skenë një koncept i tillë por kemi punuar shumë për të arritur në një nivel të tillë që shpresojmë të pëlqehet nga publiku. Është një moment kur muzika ka shumë nevojë për ta kthyer vëmendjen nga muzika popullore. Shpresojmë që ky të jetë formati i së nesërmes.”- ka thënë Druga. Nga ana tjetër, drejtoresha e përgjithshme e TOB, Zana Çela, e sheh këtë premierë si një test që i bëhet publikut. “Nëse publiku do të na pëlqejë dhe nëse do rezultojë e sukseshme do të vijojmë me pjesët e tjera të eposit tonë. Unë jam e bindur që do të ketë sukses sepse të gjithë artistët kanë punuar shumë dhe publiku kërkon të shijojë shfaqe të reja të Ansamblit të këngëve dhe valleve. Ky institucion përbëhet nga opera, baleti dhe ansambli dhe të tria këto trupa do të jenë njësoj të vlerësuara edhe sa i përket numrit të shfaqeve dhe të premierave. Sigurisht që është më e vështirë të krijosh një shfaqe origjinale sa se të vësh pjesë të krijuara më parë, si Traviata, sado që vijnë të rikonceptuara. “- thotë Çela në prag të premierës së kësaj mbrëmje.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...