“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Burrat i identifikojnë si ëndrra erotike, ndërkohë që për femrat janë më së shumti rehati. Në një mënyrë apo në një tjetër, lingerie (fjalë që vjen nga frëngjishtja “linge” - veshje të brendshme ose këmisha nate të punuara nga materiale delikate si mëndafshi ose dantella) janë një element I rëndësishëm për të dy sekset. Veshjet intime, përveçse shprehin sensualtitet dhe rrisin pasionin në çift, në disa raste shërbejnë dhe për vetëvlerësim. Ato na bëjnë të ndihemi të veçanta, por në një botë krejt ndryshe: jo për sytë e të tjerëve, por për tanët . Shpeshherë mjafton të veshësh një palë të brendshme seksi për të arritur atë që do. Edhe veshjet intime kanë historikun e tyre, i cili përveçse tregon zhvillimin kulturor dhe marrëdhënien mes brezave, mbi të gjitha shpreh një liri femërore.
Pak histori rreth botës Lingerie
Periudha e Mesjetës sjell fakte interesante. Në Innsbruck të Austrisë zbulohen për herë të parë një palë reçipeta që i përkasin shekullit XV. Pikërisht në këtë periudhë lindi dhe termi “të brendshme” që vjen nga latinishtja “diçka që duhet ndërruar”. Gjatë Rilindjes filluan të shfaqeshin zhartierët e parë, korsetë. Korseja do të jetë një nga protagonistet kryesore të gardërobës femërore për rreth 400 vjet, duke u shndërruar nga një instrument i torturës femërore (për të paraqitur bukur hiret trupore) në atë të tërheqjes mashkullore. Atëherë bëhej fjalë për një copë që rrotullohej rreth belit dhe shtrëngohej fort nga shufra plastike, të cilat kishin për qëllim të tregonin një bel sa më të hollë dhe një gjoks sa më ngritur. Thuhet se, në vitin 1914 një zonjë njujorkeze bleu një fustan të shtrenjtë mbrëmjeje, por kur e veshi kuptoi që dekolteja ishte e tejdukshme. Falë ndihmës së kamerierit, krijoi një palë reçipeta me anë të dy shamive prej letre e që prej asaj kohe reçipetat kaluan etapa të ndryshme zhvillimi, duke u shndërruar nga mjet nevoje, në art në vetvete.
Vitet `70–`80 do të sillnin lulëzimin e të brendshmeve. Tashmë, veshjet intime do të zinin një pjesë të mirë të historikut të kinematografisë botërore.
E si mund të harrohet filmi “9 javë e gjysmë” dhe skena ku aktorja seksi Kim Basinger nëpërmjet lëvizjeve joshëse dhe muzikës së Joe Cocker, lë gojëhapur Mickey Rourke! Një erë e re po vinte.
Pikërisht në vitin 1993 do të ishte Madona, e cila nëpërmjet një body të stiluar nga stilistët Dolce and Gabbana, do të shënonte një etapë të re në këtë drejtim. Ai body u shndërrua në një lëkurë të dytë për femrën e viteve `90. Në ditët e sotme, veshjet intime ose të brendshmet, nuk janë më një tabu, por diçka që na pëlqen ta ekspozojmë. Do të ishin vetë femrat, ato që vendosën të ishin protagoniste të krijimit të tyre. Ndoshta nga nevoja, ndoshta dhe nga dëshira për t’u ndier mirë me veten, sot lingerie është arma më tërheqëse, e cila bën të ëndërrojnë të dyja sekset. Në pasarelat e modës çdo vit sfilojnë modele të shumta nga stilistë të ndryshëm.
Fotogaleria e mëposhtme do t'ju kthejë pas në kohë e në 25 fotografi do të shihni evolucionin e veshjeve intime. Teksti Santana Çomora, modele Kristina Bakiu, fotogaleria:Elle
{gallery}fotogaleri2016/evolucion-lingeri{/gallery}
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...