Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Fëmijët kurrë nuk mund të jenë mjaft, ato janë jeta e Zotit”. Lulije Abiu, nuk e ka lexuar këtë thënie të Nënë Terezës, e megjithatë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë. Është 31 vjeçe dhe lindi një djalë të shëndetshëm në maternitetin e Lushnjes. Ajo është nënë e pesë djemve dhe tre vajzave. Të gjithë gëzojnë shëndet të plotë. Lulije Abiu, nëna e tetë fëmijëve: “Mirë i kam pas, nuk kam vuajtur shumë nëpër spitale. Vetëm atë të voglin e kam pak alergjik.” Ka qenë 21 vjeçe kur ka lindur djalin e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar. Bashkëshorti i saj kërkon të ketë 10 fëmijë, ndaj ky çift nuk do të ndalet në numrin tetë. “Janë punët e Zotit”. Fëmijën e fundit e ka lindur në shtëpi dhe gruaja nuk ka pasur frikë nga ky proces. Në maternitetin e Lushnjes i është dhënë ndihma e menjëhershme dhe personeli mjekësor është habitur me lehtësinë e kësaj gruaje të re që solli në jetë fëmijën e tetë pa asnjë problem. “Kjo lindja e fundit me thënë të drejtën ka qenë shumë e kollajtë. Kam lindur në shtëpi.”
Infermierja: “Ka qenë lindur bebi. Pastaj kemi hequr këtu palcentën, kemi përpunuar bebin.” Lulija është nga Kukësi, kurse bashkëshorti i saj nga Dibra. Prej disa vitesh jetojnë në fshatin Mertish të Lushnjes. Kryefamiljari merret me blektori e ajo me bujqësi. Motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj kujdesen për më të vegjelit. Lumturia më e madhe për këtë familje është shëndeti i fëmijëve. Asnjëhere ata nuk kanë pasur probleme serioze, pasi nëna të gjithë i ka ushqyer me qumësht gjiri.
“Edhe qumësht gjiri edhe kështu me qumësht lope, ngaqe i ka bërë shpesh…” Në maternitetin e Lushnjes këtë vit numri i lindjeve është përgjysmuar në krahasim me një vit më parë. Sipas statistikave, deri tani numërohen 517 lindje nga një mijë që kanë qenë në 2017-n. Ndaj, lindja e fëmijes së tetë nga një nënë 31 vjeçare përben një rast unik në kohën që po jetojmë, pasi nënat e reja nuk lindin më tepër se dy fëmijë./ABC NEWS
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...