Kuriozitete

8 gjërat që femrat bëjnë fshehurazi në dhomën e gjumit

+

messyroom

Pas një ditë të lodhshme dhe stresuese në punë, ktheheni në shtëpi dhe aty gjeni një djalë muskuloz latin i gatshëm t’ju bëjë masazhin e ëndrrave. Ah sikur, të ndodhte edhe në jetën reale ky skenar filmi ! Në të vërtetë, pas një ditë të lodhshme çdo femër dëshiron të pushojë dhe ku ka më mirë se të strukesh në dhomën e gjumit. Kjo dhomë është si një ‘’tempull’’ ku çdo femër mund të bëjë atë që do, madje edhe fshehruazi syve të kureshtarëve. Këto janë 8 gjërat që çdo femër bën zakonisht fshehtas në dhomën e saj të gjumit.

1.Lini peshqirët e lagur mbi shtrat pasi keni bërë dush. Mos thoni që nuk e keni bërë kurrë këtë gjë ? Mirë se e bëni, por bëni edhe të habiturën në darkë kur e gjeni shtratin të njomur.
2.Mbani me dhjetëra kuti këpucësh që i strukni në të gjitha cepat e mundshëm. Ndryshe nga mamatë që koleksionojnë qeset, ju koleksiononi kartonat. Edhe sikur dhoma të jetë mbushur plot e përplot, do të dini t’ua gjeni vendin.
3. Keni gjithmonë filxhanë e pjata mbi komodinë ose poshtë shtratit. Në filmin vizatimor ‘’E bukura dhe bisha’’ servisi i çajit mund të fliste dhe të shkonte vetë në kuzhinë, por nuk është rasti juaj vajza. Ndonjëherë është mirë të mblidhni rraqet dhe t’i çoni në vendin e duhur.
4.Hiqni fijet e flokëve nga krehëri dhe i fusni poshtë shtratit apo më keq në vazon e lules së tharë që keni tek dritarja.
5.Flini mbi këllëfët e njollosur të jastëkut me fondatinë ose rimel pasi përtoni për t’i larë.
6.Shtriheni mbi tapet dhe rrotulloni sa andej-këtej. Ndoshta nuk keni atë djalin latin të masazhit, por mund ta bëni edhe vetë në kushte shtëpie.
7.Hidhni të gjitha veshjet mbi kolltuk ose karrike dhe kur zgjoheni në mëngjes nuk e dini cila është e larë apo e palarë. Ju nevojitet një lupë për t’i nxjerrë fundit gjithë atij pirgu.
8. Bëni make up-in duke u parë mbi copa të vogla pasqyrash. Kështu ndodh kur harroni të pastroni pasqyrën kryesore.