Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, dhe ka sot emrin më të çuditshëm në botë, së paku në Gjermani. Emrit të qytetit Krefeld, i është shtuar një -a, dhe vogëlushja është pagëzuar si Krefelda nga prindërit refugjatë. Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, nuk e dimë.
Ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars, shkruan derëesten.de. Prindërit e saj deshën që ta pagëzojnë sipas emrit të qytetit, në të cilin janë pritur kaq përzemërsisht kur kishin ardhur nga Kosova. Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra. Nëna e saj ka qëndruar e vetme gjatë lindjes në sallë dhe e ka përballuar lindjen shumë mirë. Atë nuk kishte mundësi ta shoqëronte bashkëshorti, Flamuri, pasi që i duhej të kujdesej për dy fëmijët tjerë, Elamin 5 dhe Enisin 2 vjeçar.Ndërkohë Krefelda me të ëmën janë kthyer në shtëpi.
Përshtatur nga albinfo
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...