Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Me ritmin e çmendur të ditëve të sotme, duket sikur gjumi është më tepër një luks, sesa një nevojë biologjike. Kohën shtesë, që na duhet për të përmbushur domosdoshmëritë e përditshme, e gjejmë vetëm duke ia rrëmbyer atij, duke i bërë kështu organizmit dhe, bashkë me të, edhe performances sonë, një dëm ndoshta të pakthyeshëm. Nëse jeni kuriozë të dini se kur i shihni ëndrrat sa zgjasin ato apo kur është çasti që organizmi “zgjohet vetë” më poshtë do të lexoni 5 fazat e gjumit dhe të gjitha proceset që ndodhin në organizmin tonë.
Faza e parë Është faza e tranzicionit. Është faza e gjumit më të lehtë. Ajo është gjithashtu edhe faza e fundit para se të zgjohemi në mënyrë të natyrshme (nëse nuk do ta kishim programuar zgjimin me alarm).
Faza e dytë Edhe në këtë faze gjumi është i lehtë. Aktiviteti i trurit fillon të ngadalësohet. Po ashtu zemra dhe frymëmarrja. Temperatura e trupit bie dhe organizmi ynë relaksohet plotësisht dhe përgatitet për të hyrë në fazat e gjumit të thellë që pasojnë.
Faza e tretë Është fillimi i gjumit të thellë. Nëse zgjohesh papritur gjatë kësaj faze, ndihesh konfuz dhe e ke të vështirë të orientohesh.
Faza e katërt Është faza e gjumit më të thellë dhe është e vështirë ta zgjosh dikë gjatë saj. Kjo është gjithashtu edhe faza kur organizmi rigjenerohet.
Faza e pestë Quhet ndryshe faza e gjumit aktiv. Ëndërrimi ndodh pikërisht gjatë saj. Aktiviteti I trurit, qarkullimi i gjakut etj, shtohen në këtë fazë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...