Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Iluzionet optike po çmendin anembanë internetin dhe nxisin reagime të shumta tek përdoruesit e tij. Ky është një test i përdorur gjerësisht në botë dhe ju ndihmon të zbuloni më shumë rreth karakterit tuaj. Përqendrohuni tek fotografia e mëposhtme dhe na tregoni çfarë shihni.
Një shpërthim: Përgëzime! Keni një imagjinatë shumë të zhvilluar dhe kjo ju ndihmon në situata të ndryshme. Jeni shumë krijues dhe me siguri punoni ose kontribuoni në ndonjë fushë që lidhet me artin. Nëse nuk është kështu, atëherë keni ndonjë talent të fshehur. Ndoshta ka ardhur momenti që të praktikoni aftësitë tuaja krijuese. Kujtoni pak çfarë ju pëlqente kur ishit fëmijë: muzika apo vizatimi ?
Dy duar : Sigurisht që keni një imagjinatë të zhvilluar, por në të njëjtën kohë jeni shumë analitik dhe logjik. Është thuajse e pamundur t’ju kapin krizat e panikut pasi dinin të ruani qetësinë edhe në momentet më të vështira. Jeni shumë i qartë në atë që thoni dhe njerëzit ju kërkojnë shpesh këshilla të vyera . Mendjemprehtësia ju ndihmon t’ia dilni mbanë edhe në situatat më të vështira. Njerëzit tërhiqen instiktivisht nga natyra juaj racionale.
Një pemë: Jeni natyrë shumë vëzhguese dhe detajiste. Ju pëlqen t’i shihni gjërat deri në detajin më të vogël dhe nuk ju shpëton asgjë. Njëkohësisht jeni edhe shumë i ndjeshëm. Mendoni gjithmonë për të mirën e atyre që ju rrethojnë dhe përpiqeni të mos u bëni keq. Jeni të prirur për të dhënë maksimumin tuaj në ato fusha ku kërkohet precizion dhe një ndërgjegjje e fortë.
Asgjë: Na vjen keq, por ndoshta është koha për ca pushime të mira. Jeni shumë i lodhur dhe nuk arrini dot të përqendroheni qoftë në gjërat më bazike. Një ditë në natyrë apo dikund tjetër do të ju ndihmojë.
Përgatiti për Living Blerina Kadiu/ Burimi: Brightside
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...