Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
KUSH është KUSH?
ELTON KORITARI nuk është një fotograf profesionist, por i pëlqen të bëj foto për kënaqësinë e tij. Kohët e fundit përdor iPhone-in, sepse është diskret dhe kështu mund të fiksojë imazhe të cilat dikush tjetër me aparat profesional mund t’i humbiste. Kur fotografon me një mjet kaq të “padukshëm”, subjektet mbeten të pashqetësuara dhe ti mund të marrësh më të mirën e një copëze reale jete
Fotot më të bukura janë gjithmonë ato të papriturat. Kam filluar para shumë vitesh të bëj foto... ka qenë shtatori i vitit 1998. Si student, emigrant, dy gjërat e para të “domosdoshme” që bleva sa shkela në Milano, ishin një telefon celular dhe një aparat fotografik. Telefoni më nevojitej patjetër për të komunikuar me të afërmit, sepse nuk kisha një shtëpi fikse në fillim, kurse aparati… ai u ble nga nevoja për të dokumentuar atë që shikoja. Vinim nga një izolim absolute dhe përpara syve tanë hapeshin miliona dritare, një fluks imazhesh, ndjenjash dhe emocionesh të papërsëritshme. Mesa më kujtohet, aparati ishte një Fuji APS, i vogël por me mundësinë që t’i ndërrohej filmi edhe pa mbaruar, gjë që më duhej në fakt, sepse fotografoja në orë dhe ambiente të ndryshme e mundësitë për filma dhe stampime ishin ato të një studenti.
Fati më i madh ishte se ai që më shiti aparatin, më dhuroi një libër të vogël të Ansel Adams. Me peizazhet e tij fillova të njoh botën e fotografisë. Më pas, shumë vite më vonë, erdhi dashuria për “street photography” (fotografia e rrugës). Fuji u ndërrua me një reflex Minolta, më pas erdhi një Nikon i vogël dixhital, një Canon reflex dhe… iPhone. Aparati i fundit është ndoshta ai që përdoret më shumë dhe mund të them se teknikisht cilësia e fotografive është e lartë. Publikimi i menjëhershëm i fotove pastaj e bën akoma më praktik në përdorim. Për të edituar fotot kam disa aplikacione, por kryesisht Instagramin, një mjet shprehës, komunikues, një mënyrë jo thjesht e të dokumentuarit të realitetit, por më mirë të interpretimit të tij.
Bota është kaq interesante dhe janë detajet e përditshme që e bëjnë të tillë. Momente ndoshta banale për këdo, por emocionuese për kë i përjeton. I stampoj gjithnjë fotot e mia, është komode, ekonomike dhe shumë më praktike sot se shumë vite më parë. Madje ka aplikacione që të lejojnë të stamposh direkt nga telefoni. P.sh. unë përdor një aplikacion që quhet PrintUp.
Nuk e përdor thuajse asnjëherë blicin, mundohem të gjej dritën e duhur dhe të luaj me kompozimin. Bëj prerje dhe pasi e kam shkrepur një foto, smartphone-t këtë gjë e bëjnë fare lehtë, mjafton një zoom dhe fotografia si për magji ndryshon menjëherë. Por këshilla më e mirë që ndiej se duhet të jap është të mësosh të shohësh përreth, të shohësh ndryshe. Të gjesh detaje, të gjesh relacione interesante mes objekteve por mbi të gjitha, këshillë kjo që ma ka dhënë çdo fotograf i mirë, të mundohesh çdo herë të tregosh një histori. Një histori tënden. Siç thoshte Ansel Adams në librin tim të pare fotografik: “Sa më shumë vështrojmë përreth nesh, aq më shumë shohim. Dhe sa më shumë shohim, aq më shumë reagojmë!”.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...