Kuriozitete

Erni, modelja 95 vjeçare që është bërë mbretëresha e Instagramit/Fotogaleri

+

ERNIE

Erni ka qenë balerinë në vitet ’30-të ndërsa sot, fare rastësisht, është bërë muza e pronarëve të një dyqani në Vineë. Përmes fotografive që hedh në Instagram, çdo ditë, Erni është bërë një yll i ueb-it. Emri i saj i plotë është Ernestine Stollberg por të gjithë e njohin si Erni. Karriera e saj aktuale si modele ka nisur fare rastësisht. Është austriake dhe jeton në Vienë, jo shumë larg një dyqani ‘concept store’, pronarët e të cilëve i përshëndeste sa herë që iu kalonte përpara. Më pas ata morrin një këlysh dhe prej aty lindi miqësia mes dy palëve.  Pronarët e dyqanit, me kalimin e kohës, kuptuan se sa fotozhenike ishte gruaja që i vizitonte gjithmonë e më shpesh dhe nisën ta fotografojnë me veshjet që kishin për të shitur. Ishin fotografi të natyrshme, jo poza.  “Nëse vesh një fustan elegant, fotografia del natyrshëm elegante dhe kështu ndodh me të gjitha llojet e veshjeve” –shpjegon Markus Strasser, pronari i dyqanit, për Vogue-n amerikan.

Ajo e modeles, është vetëm njëra prej shumë ‘jetëve’ që ka pasur Ernestine. Dikur ka qenë balerinë që pozonte nëpër revista e që u arratis nga vendi i saj bashkë me trupën e baletit, të gjithë hebrenj, për Buenos Aires, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo nuk është e ndrojtur përpara objektivit por në rrugë, disa veprime nuk i toleron. Në ueb është ndryshe!

Living/ Burimi: Vanityfair