pierre cardin2

Kuriozitete

Gjyshja kthen nipin në spital : Është shumë i ...

+

gjyshjjamenimi

E mbani mend filmin ‘’Taulanti kërkon një motër ‘’ ? Të gjithë jemi prekur nga kërkesa e vogëlushit bukurosh që kërkonte me patjetër një motër. Aq sa ishte i gatshëm të paguante për të patur një të tillë. Por ka edhe raste të çuditshme ku pjesëtarët e familjes vendosin të kthejnë foshnjat në spital.
Ky rast i pazakontë ka ndodhur në një spital të Santa Martës, në Kolumbi. Një grua, identiteti i të cilës mbahet i fshehtë, ka kërkuar të kthejë nipin e saj të porsalindur me pretekstin se është i shëmtuar. Ajo ka vajtur në spital dhe ka ndezur një konflikt, i cili ka degjeneruar keq aq sa është dashur ndërhyrja e forcave të policisë.
Ajo insistonte me idenë se foshnja është ndërruar gabimisht në spital. Por mjekët e kanë bindur që djali është me të vërtetë nipi i saj, pasi atë ditë në spital kishte patur vetëm një lindje. Zëdhënësi i qytetit, Chadan Rosado, ka bërë të ditur që gruaja në fjalë është e sëmurë dhe po merr trajtim psikologjik.

Living