Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Shpresa për të rigjetur të humburit, pas tragjedisë të avionit egjyptian që u fundos mes Kretës dhe Rodit, zhytet më shumë, pas çdo ore, në detin grek. Ndërsa kërkohen arsyet e incidentit apo të atentatit, të dashurit po qajnë viktimat. Janë disa histori të lidhura me pasagjerët e fluturimit Paris-Kairo ku 66 njerëz, për momentin, rezultojnë të zhdukur; deri tani, famlijarët nuk guxojnë të thonë të vdekur.
Është historia e Samar Ezz Eldin, 27 vjeç, stjuardesës egjyptiane që ishte martuar vetëm prej pak kohësh dhe po mendonte t’i jepte fund punës që bënte sepse donte të bënte një fëmijë. Të bën përshtypje sepse në faqen e facebookut, kishte postuar 4 herë, në kohë të ndryshme, fotografinë e saj që dilte nga uji me një valixhe dhe pas shpine kishte avionin…
Parandjenja të ngjashme nuk kishte për komandantin Mohamed Said Shoukair, 36 vjeçarin që numëronte 6000 orë fluturim dhe nuk kishte pasur kurrë probleme.
Mes 66 pasagjerëve, mes të cilëve 30 egjiptianë e 15 francezë, ishte edhe Ahmed Helal, 40 vjeçari që drejtonte një impiant prodhimi të Procter&Gamble në Francë. Po shkonte në Egjypt për të vizituar të atin e sëmurë përpara se të ishte shumë vonë.
Në atë avion të mallkuar ishte edhe Mervat Zakaria, ish aktorja që, qysh kur nisi karrierën në kompaninë Egyptair MS804, kishte qenë e para ditë që emërohej si përgjegjëse kabine, prandaj edhe ndihej e lumtur.
Po aq I lumtur ishte edhe Richar Osman, gjeologu britanik që ishte bërë baba prej pak muajsh.
Por, përtej historive të atyre që ishin në avion, janë edhe hisotritë e atyre që qëndruan në tokë. Mes të gjithave, ajo e Sonias, e punësuar në aeroportin e Parisit. Një punonjëse model sepse pavarësish që një famlije ishte tepër vonë, bëri gjithçka mundi që të merrnin avionin! Fati im I keq, thotë tani, e shkatërruar nga dhimbja që i duket se e mbolli vetë. “Ishte një famlije e gjithë, me dy prindërit dhe 5 fëmijë. U paraqitën në termianalin ku punoj dhe bëra ç’është e mundur t’i ndihmoja të merrnin avionin"-ka treguar.
Burimi: Huffingtonpost
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...