Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Një Dash mund të guxojë, një dem është një kuzhinier i lindur, Luani vdes të eksperimentojë dhe do ushqimet e përpunuara, kurse Peshqit nuk ia dalin të mposhtin nepsin, krejt ndryshe nga Peshorja dhe Binjakët… Po ti çfarë raporti ke me ushqimin? Je një shenjë që e do sallatën pa vaj e uthull, apo që do edhe biskotë edhe çokollatë? Zbuloje me anë të horoskopit të ushqimit!
Dashi
Shenja më instiktive e zodiakut
21 mars - 20 prill
Nuk ka “nëse”, nuk ka “por”. Aq më pak nuk ka dilema të kota. Një Dash nuk ka rrugë të mesme, ka vetëm instikt të pastër, vepron përpara se të mendojë, bie çdo ditë në dashuri dhe nuk mposhtet nga mërzia.
Sa u takon instikteve seksuale, është shenja më kafshërore e gjithë zodiakut. I paduruar dhe i shpejtë, lëviz për të kënaqur instiktet kryesore: të hash është njëlloj sikur të bësh seks, dhe anasjelltas me të vetmen pikë të dobët të atij që nuk e njeh fjalën “limit” dhe që vepron përpara se të mendojë.
I drejtëpërdrejtë dhe nga ata që nuk i vënë fre gjuhës, është tërheqja e gjakut, ajo që e bën të shkojë nga një shtrat tek tjetri, shpeshherë dhe ai vetë nuk e di sesi ndodh. Mashkulli i kësaj shenje është një Tarzan apo Gladiator, që e tërheq seksi i rastësishëm. Por, pwrsa i takon zjarrit, as gruaja e kësaj shenje nuk mbetet pas, por si grua që është nuk ta përplas në sy, është një amazonë që e kthen shtratin në një arenë përleshjesh. Edhe pse e di që mund të mbetet e plagosur mes xhelozive apo fiksimeve, ajo nuk e humb kurrë shpirtin e aventurës.
Për aq kohë sa kënaqësia është një sfidë, kush nuk i futet me kokë nuk është një Dash i vërtetë, në version fast-food edhe më mirë.
Atyre nuk u duhet as stomak dhe as shpirt i dobët.
Ushqimi: penne all'arrabbiata.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...