Kuriozitete

Islanda është vendi i parë që vendos paga të barabarta për burrat dhe gratë

+

slandaligj

Duhet të dini, së pari, se ky është ligji i parë i këtij lloji që vendoset në botë. Meshkujt dhe femrat do të kenë rrogë të barabartë. Nuk do të ketë më asnjë dallim mes tyre. Çdo punëdhënës duhet të zbatojë ligjin më të ri që është vendosur në Islandë, vendi që shënoi edhe një tjetër hap të rëndësishëm në luftën mes ndryshimeve gjinore. Prej ditës së djeshme, parlamenti islandez ka marrë vendimin që ka hyrë në fuqi menjëherë.
Është publikuar gjithçka në faqen zyrtare dhe shteti do të nis kontrollet për t’u siguruar që gjithçka do të shkojë sipas ligjit.
“Jemi të vendosur që të luftojmë pengesat e lidhura me ndarjet gjinore të çdo lloji në vendin e punës. Historia ka treguar që nëse e do progresin duhet edhe ta imponosh, përndryshe nuk e arrin”- ka thënë Ministri i Punëve Sociale, Thorstein Viglundsson.

Living