“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Sa herë i keni thënë vetes ''Ruaje qetësinë, mund t'ia dalësh'' apo ''Nuk jam me nerva, nuk jam me..nervaaaaaaaaaa''? Edhe pse përpiqeni t'u qëndroni sa më larg konflikteve, debateve të ashpra apo situatave të nxehta, jo gjithmonë arrini të ''zbusni'' kafshën që fshihet brenda jush. Në fakt janë yjet ato që ndikojnë edhe tek mënyra sesi reagoni në raste konfliktesh me te tjerët? Dje Living ju njoh me karakteristikat e 6 shenjave të para të cilat mund t’i lexoni këtu, tashmë është koha të zbuloni veçantitë e shenjave të mbetura të zodiakut:
7.Peshorja: Në qoftë se në rrethin tuaj familjar ose miqësor keni një Peshore, me siguri e keni pyetur shpeshherë veten si ia del të jetë aq e ekuilibruar dhe diplomate. Arrin të ruaja qetësinë në çdo moment dhe të analizojë çdo gjë me kujdes para se të debatojë me dikë.
8.Akrepi: Ndryshe nga Peshorja, Akrepi ëshë nga ato shenja hakmarrëse që kurrsesi nuk mund t’i lejojë vetes të humb në një debat. Një Akrep ka gjithmonë një plan ose strategji për të dalë fitimtar.
9.Shigjetari: Sipas horoskopit, Shigjetari është shenjë zjarri dhe i pëelqen të përfshihet në diskutime intensive me personat rreth e rrotull. Është një shenjë e drejtpërdrejtë dhe shpeshherë nuk e kafshon gjuhën përpara se të thotë disa të vërteta të hidhura që mund të mos ju pëlqejnë.
10.Bricjapi: Personat e shenjës së Bricjapit janë shumë paqësorë dhe nuk bien lehtë pre e provokimeve apo konflikteve të stisura kundër tyre. Janë kundër dhunës fizike dhe asaj verbale, në raste debatesh përdorin forcën e argumentit dhe intelektin për të kaluar gjithçka lehtësisht.
11.Ujori: Ujorët janë shenje ajri dhe tregohen bujarë në pjesën më të madhe të rasteve, por kur dikush e tepron dhe i lëndon mund të shndërrohen në persona të frikshëm. Këshillë: Më mirë të mos i njihni dhe shmangni në raste të tilla.
12.Peshqit: Në raste konfliktesh, Peshqit veprojnë në mënyrë te paparashikuar. Ata mund të tërhiqen kur debati nuk është në nivelin e tyre, por në raste të tjera mund të reagojnë ashpër.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...