Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Kosova renditet në vend të 78 në indeksin e lumturisë, pra 31 vende më lart se Shqipëria dhe 5 vende pas Serbisë, e cila renditet në vendin e 73-të. Greqia renditet në vendin e 87-të; Kroacia në vendin e 77-të; Maqedonia në vendin e 92- të; Mali i Zi në vendin e 83; Bosnja në vendin e 90-të, Italia në vendin e 48-të. Në vend të parë për cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve në raport (të publikuar nga “Sustainable Development Solutions Netëork” –SDSN, iniciativa globale e nisur nga Kombet e Bashkuara në 2012) renditet Norvegjia. Vendet e Europës Veriore konfirmohen si më të lumturat, ndërsa ato të Afrikës sub-Sahariane bashkë me Sirinë dhe Jemenin janë ato ku jetohet më keq.
“Vendet e lumtura,-shpjegon Jefrey Sachs, drejtori i SDNS dhe këshilltar special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, – janë ato që kanë një ekuilibër të shëndoshë mes prosperitetit, të matur konvencionalisht dhe kapitalit aksioner, që do të thotë një nivel të lartë të besimit në shoqëri, pabarazi e ulët dhe dhe besim në qeveri.”
Dhjetë vendet e para janë të zëna nga Norvegjia, Danimarka, Islanda, Zvicra, Finlanda, Vendet e Ulëta, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Suedia. Në fund të listës janë Sudani Jugor, Liberia, Guinea, Togo, Ruanda, Tanzania, Burundi e Republika e Afrikës Qendrore.
Mes vendeve të mëdha europiane në krye është Gjermania, në vendin e 16- të të klasifikimit që ndiqet nga Britania e Madhe
Klasifikimet bazohen në 6 faktorë: Produkti i Brendshëm Bruto për frymë, shpresa për jetën, liria, bujaria e qytetarëve, mbështetja sociale dhe mungesa e korrupsionit në qeveri ose në biznes, shkruan Balkanëeb. Shpresa e drejtorit të SDSN është që më shumë vende të vendosin tani e tutje të ndjekin shembullin e Emirateve të Bashkuara Arabe, që kanë emëruar një ministër të Lumturisë: “Shpresoj që qeveritë të marrin masa, të analizojnë dhe të diskutojnë temën e lumturisë së qytetarëve të tyre për të kuptuar kur lëvizin në drejtimin e gabuar”.
10 vendet më të lumtura
Norvegjia, Danimarka, Islanda, Zvicra, Finlanda, Holanda, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia, Suedia
10 vendet më të palumtura
Jemen, Sudani jugor, Liberia, Guinea ,Togo, Ruanda, Siria, Tanzania, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...