Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Mbretëresha feston dy ditëlindje, mund të ngasë makinën pa patent, mund të formojë e të shkarkojë të gjithë kabinetin e ministrave të Anglisë e Australisë, pjestarët e familjes mbretërore mund të martohen në Katedralen e Ëestminsterit e lista e privilegjeve duket se vazhdon në pafundësi. Si çdo medalje dhe kjo listë ka anën e errët ku veç avantazheve të qenurit një pjestar i familjes mbretërore , ka dhe disa veprime të ndaluara për gjakun blu.
Nëse më herët kemi shkruar rreth ushqimeve që mbretëresha nuk duhet të hajë (klikoni ketu per te lexuar me shume) sot do të mësoni se cili është ushqimi i vetëm që asnjë prej pjestarëve të familjes mbretërore nuk duhet të porosisë kur darkon jashtë në restorant.
Sipas burimeve të ndryshme nga brenda e jashtë mureve të pallatit mbretërore, ushqimi i ndaluar është ai i detit e për të qenë më të saktë, të gjitha llojet e guackave (ostrike, midhje, vongole etj).Këto janë produktet më të rrezikshme për shëndetin e njeriut nëse janë të kontaminuara, ndaj familja mbretërore nuk duhet të porosisë një pjatë të tillë. Veç tyre ata duhet të heqin dorë nga mishi i kuq gjysmë i gatuar dhe uji i hapur.
Burimi: MarieClaire
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...