Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Çelësi për të qënë një shkrimtar i mirë është të lexosh vazhdimisht. Ai të frymëzon, të nxit imagjinatën dhe të ndihmon të shkruash. Por cilat janë disa nga librat e preferuar të shkrimtarëve më të famshëm të letërsisë botërore?
1. Ernest Hemingway, përfaqësuesi kryesor i letërisë së Brezit të humbur, ka thënë se miku më besnik është një libër dhe ndër miqtë e tillë të tij, ai vlerësonte “Ana Kareninën”, “Zonjën Bovari”, “Lufta dhe Paqja”, “Vëllezërit Karamazov” etj. Ishin këto disa nga librat qëe frymëzuan Hemingway-n për të shkuar kryeveprat e tij.
2. Autori i “Lolita”-s, Vladimir Nobokov, në një intervistë për një televizion francez, në vitin 1950, përmendi disa nga titujt që sipas tij konsideroheshin kryevepra - “Uliksi” nga James Joyce, “Metamorfoza” e Kafkës, si dhe “Në kërkim të kohës së humbur” nga Marcel Proust.
3. Një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit XX, Henri Miller, autor i librave si “Tropiku i kancerit”,“Netë të qeta në Klishi” etj., shkroi një libër të tërë kushtuar librave i titulluar “Librat në jetën time” (The Books in my life). Në këtëlibër, ndër të tjera, ai paraqiste një liste me 100 tituj të cilat i sugjeronte - “Aventurat e Hakerbell Finit”, “Të mjerët”, “Maja tëstuhishme” etj.
4. Ndoshta nuk është çudi që autori i “Loja e froneve”, George R.R. Martin është shprehur se “Kryezoti i unazave” nga J.R.R Tolkien, tëcilin e lexonte në gjimnaz, është akoma një libër që ai e admiron.
5. Stephen King, referuar librave që duhet të lexojnë shkrimtarët e rinj ka thënë se “Nëse nuk ke kohë të lexosh, nuk do të kesh kohë as për të shkruar. Kaq e thjeshtë!”. Autori i romaneve “Rrezatimi” dhe “Celulari” rekomandon për lexuesit dhe shkrimtarët e rinj, libra si“Oliver Twist” nga Charles Dickens, “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Harper Lee, “Harry Poter” nga J.K. Rowling, “Perëndia e mizave” nga William Golding etj.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...