Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Angela Timming thotë që ja detyron jetën maces së saj, pasi kjo e fundit zbuloi që diçka nuk shkonte me shëndetin e pronares së saj. Siç dihet macet nuk janë shumë miqësore rreth njerëzve, prandaj në momentin që macja e Angela-s, Missy, kishte filluar të tregohej e dashur dhe të rrinte të gjithë kohën mbrapa saj, ajo kishte filluar të dyshonte që diçka nuk shkonte. Më pas kur Missy ulej çdo ditë në kraharorin e gruas, në të njejtën kohë ajo filloi të kishte dhe dhimbje në atë zonë dhe shkoi të shikonte një doktor. U zbulua prania e disa qelizave pre kanceroze në trupin e Angelas, të cilat u hoqën me anë të një operacioni.
Sikur mos mjaftonte kjo, dy vjet më pas macja filloi të sillej sërish çuditshëm dhe duke pasur në mend herën e parë, Angela shkoi menjëherë te doktori dhë kësaj rradhe ju tha që i nevojtej sa më shpejt një mastektomi sepse kishte kancer gjiri. 45 vjeçarja thotë për mediat lokale të Newcastle që “E dija që qentë kishin një instikt në rastet kur diçka nuk shkonte me pronarët e tyre por nuk e dija për macet parandaj në fillim nuk dija ç’të bëja. Si të gjitha macet, Missy nuk është dhe aq e dashur prandaj sjellja e saj ishte shumë e çuditshme. Ajo ulej gjithnjë në të njejtin vend në kraharorin tim dhe prekte çdo herë të njejtën zonë”. Fatmirësisht kanceri u zbulua herët e nëse nuk do ishte për Missy-n do kishin kaluar muaj para se të shfaqeshin shenjat e para të sëmundjes. Tani Angela është duke organizuar një fushatë bamirësie që të mbledhi të ardhura për shoqatën e “Kujdesit për Kancerin e Gjirit” dhe është duke ndarë historinë e saj me të gjithë. /Blitz.al/
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...