Kuriozitete

Nga çfarë duhet të heqin dorë shenjat e horoskopit gjatë vitit 2018/Pjesa e parë

+

lettinggogg

2018 do të jetë një vit gjatë të cilit të gjithë do të marrin mësime , do të jetë viti i zbulimit të vetes e të tjerëve, proces ky që nuk përfundon kurrë ! Megjithatë sfidat dhe zhgënjimet nuk do të mungojnë për të gjithë ne. Duke analizuar tiparet e karakterit tuaj, pozicionin e yjeve dhe dukuritë e tjera astrologjike për këtë vit, ne mund të përcaktojmë se nga çfarë do të zhgënjeheni këtë vit, ose cila do të jetë ngjarja që do t”ju rrëzojë moralisht.
Ujori –Pritshmëritë tuaja
Pritshmëritë tuaja, janë nga më të lartat krahasuar me çdokënd tjetër dhe kjo ju bën më të ekspozuar ndaj zhgënjimeve. Kur gjërat nuk shkojnë siç ju dëshironi e vuani shumë dhe bëni me faj veten. Këtë vit duhet të qetësoheni dhe të mos të mundoheni t’i parashikoni gjërat muaj përpara se të ndodhin sepse ngjarjet mund të marrin kthesa nga më të çuditshme dhe për këtë nuk është faji juaj.
Peshqit- Marrëdhëniet e kaluara
Ju jeni ende të përhumbur nga lidhjet e kaluara, si të dashurisë ashtu dhe miqësisë. Ndonëse gjërat kanë kaluar, juve ende mendoni se si do të rridhnin ngjarjet nëse do të vepronit në një mënyrë tjetër. Ju ndiheni sikur nuk keni arritur të thoni atë që keni dashur në shumicën e situatave dhe kjo ju bën të ndiheni keq. Ndonjëherë mendoni si mund të ringjallni marrëdhëniet dhe miqësitë e shkuara , pa marrë parasysh sa keq ato kanë përfunduan. Për këtë vit të ri, lëreni të kaluarën të shkojë dhe përqëndrohuni në në ndërtimin e marrëdhënieve të reja.
Dashi - Karriera juaj
Jeni një shenjë punëtore që mund të sakrifikonit shumë për karrierën dhe përsosjen profesionale. Kjo gjë shkakton një disbalancë në jetën tuaj ! Bëni premtime që nuk i mbani, zhgënjeni njerëzit e afërt e gjithçka sepse ju vendosni punën të parën. Këtë vit të ri përpiquni të krijoni një ekuilibër të shëndetshëm midis punës dhe jetës.
Demi- Egoja juaj
Të kërkuarit falje nuk është pika juaj më e fortë ! Vështirë se një dem e ul hundën apo të pranojë gabimet ! Kjo gjë dëmton paksa marrëdhëniet tuaja, sepse ju dini vetëm të drejtoni gishtin drejt të tjerëve dhe asnjëherë të mos e gjeni gabimin tek vetja. Jeni egoistë dhe këtë vit mund të humbisni shumë nëse nuk ndryshoni qëndrim.
Binjakët Zakonet tuaja
Binjakët është shenja që e ka më të lehtë të krijojë zakone, pasi duhet shumë pak kohë që një veprim ata ta kthejnë në zakon, e për fat të keq, në shumicë janë ato që mund ta dëmtojnë këtë shenjë. Ndonëse përpiqen të përqafojnë një stilt ë shëndetshëm jetese, binjakët sërisht nuk heqin dorë nga zakonet e dëmshme. Këtë vit duhet ta bëni një gjë të tillë.
Gaforrja- Pakujdesia juaj
Jeni një shenjë thuajse pa takt fare ! Nuk kujdeseni për fjalët që nxirrni nga goja apo veprimet ! Qëndrimi juaj i pakujdesshëm ju ka përballuar m shumë vështirësi si në familje ashtu dhe në rrethin shoqëror. Këtë vit përpiquni të jeni më të kujdesshëm e të shmangni konfliketet e krijuara nga hiçi. Burimi:DAVIDWOLFE