Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Në ka diçka që e identifikon Etiopinë në mbarë botën është pa dyshim kafeja. Madje mendohet se kjo e fundit mund
të jetë zbuluar pikërisht aty. Sipas gojëdhënave, një bari vuri re se bagëtitë e tij ishin shumë më të gjallëruara se zakonisht pasi kishin ngrënë një bimë të panjohur më parë. Kur ai e provoi vetë, pati të njëjtin efekt. Më pas, bariu shkoi dhe i tregoi një murgu për zbulimin e tij, por ky i fundit s’e pranoi dhe e hodhi bimën në zjarr. Duke u djegur, ajo lëshoi një aromë të mrekullueshme dhe ja si u zbulua kafeja. Këtë aromë që çliron kafeja kur digjet, Selami na bën ta përjetojmë edhe ne. Veshur me rrobën tradicionale me të cilën përgatitet dhe shërbehet në Etiopi, ajo kryen një rit që i paraprin zierjes së kafesë. Ajo shëtit me një enë të posaçme për pjekjen e kafesë, duke përhapur aromën tipike të saj në gjithë shtëpinë.
Kafeja përpunohet nga zeroja në shtëpitë etiopase. Pra, aty piqet e po aty bluhet. E gjithë ceremonia kryhet para një sere të ftuarish. Pasi është shpërhapur aroma nëpër shtëpi, kokrrat e pjekura hidhen në një mbajtëse kashte dhe u jepen mysafirëve për t’u marrë erë. Ato punohen në një poç balte, që quhet jebena. Dhe ceremonia nuk përfundon nëse mysafirët s’e kanë provuar tre herë kafenë e freskët.
Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...