Kuriozitete

Përse nuk duhet të hamë patate?

+

pattata
Konsumimi i patateve rrit rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sipas të dhënave të një studimi të publikuara nga The Independent.
Katër ose më shumë vakte që përfshijnë patate të skuqura, të pjekura, ose të ziera, do të thotë 11 për qind shanse që tensioni i gjakut të rritet, thonë ekspertët transmeton Dritare.net
Ata gjithashtu zbuluan se burrat dhe gratë që hanin katër ose më shumë vakte me patate të skuqura, kishin një rrezik prej 17 për qind më të lartë për t’u prekur nga presioni i lartë i gjakut. Gjithashtu, një studim i veçantë zbuloi se gratë të cilat konsumojnë shumë patate mund të jenë përballë një rreziku në rritje të prekjes nga diabeti./Dritare.net