Kuriozitete

Ritet e gjysheve për Ditën e Verës që po lihen në harresë

+

ssprirn

Dikur festa kishte ritet e veta dhe niste që në buzë mbrëmjen e një dite më parë, kur nënat e gjyshet, sipas një kodi tradicional e duke mërmëritur në heshtje formula magjike e dogma, përgatisnin në enë bakri ëmbëlsirat tona tipike: ballokume dhe revani. Këto janë ëmbëlsira të thata e mund të merren lehtësisht me vete.

Të nesërmen në mëngjes të rriturit vendosnin plisa dheu të feskët nëpër parvazet e dritareve apo dyerve, djemtë e vegjël shkëmbenin me të afërmit “hisen” e ëmbëlsirave gjatë ritit të të bërit “kamë. Më pas fillonte rrugëtimi i qytetarëve grupe-grupe në vendet piktoreske të ngarkuar me bohçet e mbushura me ëmbëlsira, mish të pjekur shpendësh, arra, pala fiku, portokalle, vezë e misra të zier.

Në lëndinat me bar dhe lule të sapo çelura mblidheshin së bashku familjet e çdo fisi të cilët pasi shtroheshin në shesh, hanin e pinin, këndonin, gëzonin, organizonin lojëra popullore. Siç shihet, karakteristikë e kësaj feste është se ajo festohet vetëm në vende të hapura në natyrë, ç’ka përputhet me panteizmin pagan ilir që adhuronte vetëm natyrën dhe fenomenet natyrore.

Ndër vendet më të preferuara për këtë qëllim ishin Rrapi i Mansit, Busheku, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Teferiçi, Burimi i Ali Xhinsit, Burimi i Bangës, Tepja etj. Por, vendi më i pëlqyeshëm që i tërhiqte si magnet njerëzit ishte padyshim Rrapi i Mansit. Por, pse ndodhte kjo, çfarë i shtynte njerëzit që të drejtoheshin në mënyrë të pavetëdijshme atje, e çfarë fsheh ky vend i mistershëm?