Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një yll në qiell për yllin tim
"Ne si çift gjithmonë kemi menduar që dhuratat të mos jenë thjesht diçka që pas njëfarë kohe humbasin vlerë. Na pëlqen “ta përkëdhelim” njëri-tjetrin edhe atëherë kur nuk ka data të caktuara. Ideja e yllit erdhi krejt papritur, ishte dhuratë për ditëlindje. Nuk doja të isha njësoj. Nuk doja të blija as veshje, as të personalizoja ndonjë bluzë me ndonjë batutë të stampuar (kjo është diçka e parë tashmë) dhe as t’i bëja ndonjë surprizë me shoqërinë, se nuk është në natyrën e tij. Duke e ditur se një gjë ndryshe ndoshta do ta befasonte vërtet, fillova kërkimet dhe më në fund e gjeta. Një dhuratë origjinale, e lirë, siç është një yll. Mund të personalizoja qiellin! Bleva një yll “on line”
në www.regalaunastella.it, i cili sot është I regjistruar në Librin Zyrtar me emrin e Lirit. Ai më erd erdhi në formën e një certifikate, qëe vura në kornizë, shoqëruar nga një libër dhe mund të shihet me teleskop. Zgjodha kostelacionin Ara, që nënkupton altarin në të cilin Zeusi dhe zotat e tjerë të Olimpit u zotuan për besnikëri. Momenti kur ia dhashë ishte shumë emocionues. Mendoi se ishte ndonjë shakaja ime e radhës, por kur e lexoi certifikatën u habit. Në fillim nuk po e kuptonte, por si natyrë kureshtare që është, iu fut studimit të librit shoqërues dhe dolëm që atë natë buzë detit për ta parë. Deri tani, mbetet një prej dhuratave më të veçanta. P.s: Shpresoj shumë që një ditë t’ia plotësoj dëshirën me atë që ëndërron të bëjë,“bungee jumping” (por, pa praninë time se kam tmerr). Në fakt, edhe kjo që po bëj tani është një surprizë e radhës, pasi Liri nuk e di që kjo histori po botohet në “Living”."
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...