Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
I ngathët si breshkë, dinak si dhelpër, trubosh si një zog. Shpeshherë i referohemi botës së kafshëve kur duam të bëjmë ndonjë koment apo dhe kur paragjykojmë. Nëse ju ka ndodhur t’ju thonë ‘’mendja jote i ngjan asaj të pulës’’ mos u fyeni. Përkundrazi duhet ta merrni si kompliment.
Studiuesit e revistës amerikane (PNAS) kanë matur për herë të parë numrin e neuronëve të shpendëve, duke nisur nga zogu i vogël diamanti mandarin deri tek struci. Në fund të këtij studimi u provua që pula, korbi dhe papagalli mund të konsiderohen pa frikë si shpendët më ‘’inteligjentë’’. Truri i tyre ka ngjashmëri anatomike me atë të njeriut. Është i ndërtuar nga një strukurë e veçantë ,që njihet me emrin neokorteks që shërben për të bërë ndarjen e hemisferave. Në neokorteks janë të përqendruar edhe disa kolona kortikale që nxisin stimujt shqisorë tek shpendët.
Në fund të studimit u vu re që truri i këtyre shpendëve ishte një depozitë e vërtetë neuronesh, gati trefishi i sasisë që gjendet tek gjitarët. Kjo u jep atyre përparësi në raport me speciet e tjera dhe mund të bëhen në të ardhmen objekte të studimeve neuroshkencore.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...