Kuriozitete

Si e përjetojnë dashurinë shenjat e ndryshme të horoskopit

+

horolote

Dashuria është një ndë ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës. Duket sikur e gjithë jeta jonë është një udhëtim i vazhdueshëm drejt dashurisë. Dashurojnë shqisat, emocionet, por jo më pak edhe shenjat e horoskopit. Çdo shenjë dashuron në mënyrën e vet, por çfarë i bën ato të “çmenden” dhe të “lënë kokën” pas dikujt? Lexoni më poshtë si dashurohet çdo shenjë e horoskopit:

DASHI: Ndryshe nga shenjat e tjera, dashi ka nevojë të ndjejë shumë siguri brenda vetes para se të marrë hapin ''e madh''. Ka nevojë të njohë nga afër personin me të cilin po shoqërohet dhe vetëm atëherë merr vendimin nëse ja vlen të krijojë një lidhje dashurie apo jo.

DEMI: Demi është rasti tipik i asaj që quhet '' të biesh në dashuri kokë e këmbë''. Janë shumë pasionantë, u besojnë plotësisht emocioneve të para, rrahjeve dhe fluturave në stomak. Demi përfshihet shumë emocionalisht dhe është i gatshëm  të bëjë çmenduria në emër të dashurisë së vërtetë.

BINJAKËT: Edhe binjakët janë ndër shenjat më pasionante të horoskopit. Dashurohen në mënyrë shumë impulsive, por ndodh të zhgënjehen dhe lodhen shpejt nga partneri pasi e kanë idealizuar më tepër seç duhet. Është e çuditshme, por dashuria e vërtetë troket në jetën e binjakëve atëherë kur nuk ua merr mendja.

GAFORRJA: Gaforret e ka shumë frikë dashurinë, pasi nuk dëshiron për asnjë arsye në botë t'i prishet qetësia dhe komoditeti me të cilin janë mësuar. Por ajo që i tremb më shumë është frika nga zhgënjimi dhe lëndimi. Janë shumë të ndjeshëm dhe u pëlqen të vendosen në pozicion pritës. 

LUANI: Shenja e Luanit e ka në karakter të ndihet i/e dëshiruar nga të tjerët dhe do t'i bëjë të gjithë të çmenden pas tij/saj. Prandaj edhe kur dashurohen ata nuk mund ta pranojnë lehtësisht dhe hapur këtë fakt dhe bëjnë çmos që të jetë pikërisht partneri ai që do dashurohet me ta dhe do t’ju bëjë i pari propozimin.

VIRGJËRESHA: Të lindurit e shenjës së virgjëreshës e analizojnë mirë personin që ju pëlqen dhe nëse ai/ajo i përshtatet standarteve dhe idealeve të krijuara në imagjinatën e tyre, atëherë ata lidhen me dashurinë e tyre deri në fund të jetës. Por nësë virgjëresha kupton se personi me të cilin janë dashuruar është larg pritshmërive, e largojnë menjëherë nga vetja pa u penduar.