Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Kur nuk arrijmë të gjejmë diçka, kur jemi pak të zemëruar me veten apo edhe më të gëzuar se zakonisht, kur duhet të marrim një vendim të vështirë… Në fakt, janë shumë situata që na bëjnë të flasim me veten, duke menduar me zë të lartë apo në një pëshpëritje.
Të asësh me veten është e rëndësishme për aktivitetin e trurit. Me pak fjalë, ajo ndihmon për të ushtruar vetëkontroll, për të reektuar mbi vendimet që merrni. E folura me veten (dmth me ndërgjegjen e brendshme) shërben për të reduktuar sjellje impulsive dhe shkatërruese. E folura me veten gjithashtu ndihmon të lidhesh me emocionet, për të qenë më të vetëdijshëm; jo çuditërisht, ushtrimet dhe teknikat e psikoterapisë përfshijnë shërimin përmes një intervistës me veten, me zë të lartë.
Kur e folura me veten nuk është normale?
Kur kjo ndodh në mënyrë sistematike do të thotë që ju jeni duke jetuar një situatë shumë të vështirë, provokoheni nga ankthi, i cili shkakton trazirat e brendshme që i çon njerëzit të kërkojnë siguri të vazhdueshme nëpërmjet dialogut të përsëritur me veten e tyre apo edhe ikin në një dimension tjetër, duke ëndërruar me sy hapur. Sa më i madh të jetë ankthi dhe stresi, aq më të shpeshta janë këto çrregullime; në rastet më të rënda mund të jetë spiun i çrregullimeve të personalitetit, të tilla si iluzionet e persekutimit, deri në sëmundje të vërteta, të tilla si skizofrenia.
Kur e folura me veten shërben si një ilaç
Ka edhe njerëz që lënë pak hapësirë për ndërgjegjen dhe për këtë arsye, nuk ˇasin shumë për veten e tyre. Ndaj është e rëndësishme që, në qoftë se e kuptoni se jetoni me këtë mangësi, përpiquni të lidheni me veten përmes dialogut: psikologjia pozitive thekson rolin themelor të burimeve dhe potencialit të brendshëm në secilin prej nesh, dhe ka për qëllim veçanërisht nxitjen e vetëvëzhgimit dhe praktika të intervistës me veten.
Burimi: Psikologji
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...