Kuriozitete

Ushqimet me këtë ngjyrë na bëjnë më të lumtur

+

yellow food

Për shumë njerëz lumturia është një gjendje, për të tjerë një objektiv që duhet prekur me çdo kusht. Disa e gjejnë tek detajet e vogla, të tjerë tek familja dhe miqtë, ndërsa nuk është aspak çudi që shume persona të gjejnë çelësin e lumturisë tek ngrënia. Është fakt tashmë se ushqimet që konsumojmë kanë një ndikim shumë të madh në shëndetin dhe mirëqënien tonë. Por një studim i kryer së fundmi nga “The Happy Egg Company” ka provuar se lumturia lidhet jo vetëm me shijen e mirë, vlerat ushqyese, por edhe me ngjyrën e ushqimeve. Në këtë studim morë pjesë 1000 persona, të cilët konsumuan ushqime me ngjyra të ndryshme, si të kuqe, jeshile, ushqime të verdha, etj etj. Mbi 70 % të pjesëmarrësve në studim pranuan se ngjyra e verdhë në produktet ushqimore ju jepte ndjenjën e gëzimit dhe lumturisë. Dhe në top 5 ushqimet e verdha, të cilat lidhen me gëzimin ishin: omleta, makaronat , krepat, banania dhe veza ( e skuqur dhe e zier). Gjithashtu pjesëmarrësit u shprehën se do të donin më shumë ushqime të verdha në menunë e tyre të përditshme

Living/Burimi ''Metro.co.uk''