Kuriozitete

Zbuloni sesi ngjyra e manikyrit zbërthen personalitetin tuaj

+

manikiyryry
Më thuaj çfarë ngjyre përdor, të them se kush je. E kemi përdorur vazhdimisht këtë fjali në artikujt tanë, por nuk mund ta bëjmë pa të. Nëse mendoni që personaliteti juaj është i deshifrueshëm vetëm falë psikologjisë, gaboheni rëndë. Ndonjëherë janë gjerat më bazike që mund të tregojnë shumë për ju., si p.sh ngjyra e thonjve.

Manikyri i kuq : Ngjyra e kuqe është ngjyra më verbuese e paletës së ngjyrave. Fillimisht ishin në modë thonjtë në të kuqe të lehtë dhe më pas erdhi lulëzimi i të kuqes së gjakut. Femrat që përdorin ngjyrën e kuqe kanë një dëshirë të pavetëdijshme për të qenë në qendër të vëmendjes dhe për të joshur.

Manikyi transparent ose ngjyrë mishi : Ju pëlqen të kujdeseni për veten, por pa e tepruar. Duket sikur opinioni i të tjerëve ka rëndësi për ju, prandaj keni frikë të dukeni ekstravagante. Jeni shumë elegante dhe natyra diskrete.

Manikyri rozë : Gama e manikyrit ngjyrë rozë është shumë e gjerë: duke filluar që nga tonalitetet e e petaleve të trëndafilit deri tek nuancat me të forta rozë fluoreshente. Femrat që zgjedhin këtë ngjyrë kanë pikën e tyre më të fortë delikatesën. Thonjtë e lyre në rozë shprehin romanticizëm dhe dëshirë për të ëndërruar.

Manikyri i verdhë : Sipas kromoterapisë, ngjyra e verdhë ngre humorin, favorizon përqendrimin dhe stimulon veprimtarinë e hemisferës së majtë. Femrat që zgjedhin këtë ngjyrë shquhen për natyrën e tyre të çmendur. Duan të shprehen lirisht dhe pa doreza. Jeni gjithmonë në kërkim të së resë.

Manikyri portokalli : Ngjyra portokalli bën pjesë në paletën e së kuqes. Prej disa vitesh, kjo ngjyrë është shumë e preferuar nga femrat sidomos në verë. Është ngjyrë ndezëse , por dhe qetësuese në të njëjtën kohë. Është ngjyra e ekuilibrit mes mendjes dhe trupit. Femrat që përdorin këtë ngjyrë janë shumë mendjehapur, altruiste dhe natyra sociale.

Manikyri blu : Bluja është ngjyra e sinqeritetit dhe qetësisë. Por ta zgjedhësh për ta përdorur mbi thua, nuk është dhe aq e lehtë. Zonjat dhe zonjushat që përdorin ngjyrën blu janë shumë të sigurta në vete. U pëlqen të dhurojnë dashuri. Harmonia është një pikë tjetër e fortë e tyre.

Manikyri i zi : Ndoshta mendoni që personat që mbajnë thonj të zinj janë admirues të muzikës rok apo funck. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Jeni rebele dhe të ftohta. Nuk ju tremb asgjë dhe kjo është ajo për të cilën keni nevojë. Jeni e vendosur.

Manikyri i bardhë : Duhet thënë që ngjyra e bardhë është shumë më ndryshe nga manikyri i para disa viteve , i cili ishte me tepër në tonalitetin e perlës. Tani e bardha vjen në disa variacione si p.sh e bardha qumështi dhe e bardhë akulli. Nëse ju pëlqen kjo ngjyrë, ju pëlqejnë delikatesa dhe freskia.

Living