Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Në një botë që gëlon nga ndryshimet e jashtëzakonshme të informacionit, në një botë ku përdorimi i tabletave, kompjuterit dhe smartphone-ve është kthyer në një kusht jetik herë-herë edhe mbijetese, çdo gjë është e mundur. Madje edhe shmangia e një shtatzënie të padëshiruar me anë të një kontraceptivi wireless.
Kontraceptivi wireless është fjala më e fundit e teknologjisë që pritet të dalë në përdorim duke filluar nga viti 2018. Ky projekt financohet nga Bill&Melinda Gates Foundation. Bëhet fjalë për një mikroçip të dimensioneve 20x20x7 mm, i cili do të vendoset në paretet veshëse të vaginës së femrës.
Po si funksionon ky lloj kontraceptivi i veçantë ? Ai përbëhet nga një mikro serbator 1.5 cm i gjer nëpërmjet të cilit lëshohet një dozë e vogël e hormonit Levonorgestrel. Ky hormoni është përbërësi bazë i i pilulës së emergjencës ose siç njihet ndryshe pilula e ditës së nesërme.
Projekti pilot po testohet fillimisht në Massachussets dhe mendohet të jetë një ndër projektet që do të revolucionarizojë jo vetëm botën farmaceutike, por edhe raportin e lindjeve në vend, Një tjetër risi e këtij kontraceptivi është se ai mund të monitorohet direkt nga mjeku gjinekolog nëëprmjet wirelessi-t nga dhe ka marrë emrin. Mw pas mjeku mund të vendosë ndërprerjen e këtij hormoni në rast se femra dëshiron të mbetet shtatzënë. Kontraceptivi wireless ka një jetëgjatësi prej 16 vjetësh.
Living
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...