Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ndërkohë që në shtëpinë e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës është çelur ‘’zyrtarisht’’ sezoni i dekorimeve për Krishtlindjen dhe Vitin e ri, në shtëpinë e Erion Velisë dhe Ajola Xoxës kanë nisur festimet për 1-mujorin e parë të Kajan. Duket sikur ka ndodhur dje, por në të vërtetë kanë kaluar 30 ditë më parë nga momenti kur juristja e njohur solli në jetë djalin e saj të parë, atë që lali Eri ka preferuar ta quajë tironcin më të ri të qytetit.
Dhe siç është kthyer tashmë në një traditë, për më të vegjëlit e familjes nuk festohen vetëm ditëlindjet jubilare si 1 vjetori, 2 vjetori, por, sidomos ai i muajit të parë të jetës është më i bukuri dhe më domethënësi, njëherësh. Të dy prindërit janë të treguar të kujdesshëm përsa i përket publikimeve rreth tij, duke dashur të ruajnë privatësinë e djalit të tyre, por sot nuk mund të mos zbulohej torta që ishte bërë në nder të vogëlushit dhe duket thjesht fanstatike. Nuk e dimë nëse festa do të jetë intime, apo do të ketë edhe miq nga fusha politike dhe jeta publike në vend, por me siguri që do e pëlqejnë tortën e bardhë si re.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...