Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Edhe pse ka disa kohë që është tërhequr nga skena muzikore, Adelina Tahiri ia ka dalë ''mbanë'' që gjatë këtij viti të jetë vazhdimisht në qendër të shtypit rozë. Martesa e papritur me Serjoza Markov, avokatin e suksesshëm maqedonas shumë vite më i madh në moshë dhe lindja e Jonit, djalit të tyre të parë, janë dy prej lajmeve që kanë ngjallur interes tek publiku dhe kanë qarkulluar vazhdimisht në portale dhe rrjete sociale. Megjithatë Adelina është treguar tejet e kujdesshme, duke mbrojtur familjen e saj nga çdo thashethem i mundshëm apo lajm i rremë.
E ftuar ditën e djeshme në ‘’Privé’’, ajo ka treguar një detaj të cilin pak njerëz e dinin: bashkëshorti i saj ka një vajzë Afronën, e cila është 7 vite më e vogël se Adelina. “Bashkëshorti im i ka të gjitha të drejtat për vajzën e tij, ashtu si çdo prind. Duhet ta dojë shumë dhe unë jam iniciatore, madje kudo ku shkojmë i blej dhurata. Ajo ka nënën e saj dhe nuk mund të më dojë si nënën e saj dhe unë nuk e dëshiroj atë gjë. Kemi respekt dhe marrëdhënie solide, por nuk dal me të. Ajo e do shumë babain e saj, ndërsa mua mbase nuk më përcepton si njeri të afërt, gjë që mua më duket normale, por kemi marrëdhënie normale, pa dashuri, pa urrejtje” ,-u shpreh ajo duke pranuar se mes tyre ka një marrëdhënie normale, pa dashuri dhe urrejtje.
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...