Showbiz

Ajër i pastër dhe vitaminë D, ja ku po i shijon ditët e para të shtatzënisë Xhensila Myrtezaj

+

xhenka

Edhe pse u mundua ta mbajë të fshehur nga vëmendja mediatike dhe ajo e publikut, sërish nuk ia doli dot, pasi vetëm pak ditë më parë të gjitha portalet dhe shtypi rozë do të gëlonin nga lajmi i pritjes së ëmbël së Xhensila Myrtezajt, e cila së shpejti do të bëhet mama për herë të parë. Kanë qenë fotografitë e fundit gjatë inagurimit të dyqanit të veshjeve të nusërisë dhe eventeve “Andrra Couture” që kanë nxjerrë zbuluar këngëtaren simpatike, e cila kësaj here nuk mund të fshihte barkun paksa të rrumbullakosur poshtë kostumit të gjerë blu. Ndërkohë që të gjithë ishin në pritje të ndonjë interviste paraprake apo lajmit të konfirmit të shtatzënisë, ish-vajza e ''Etheve'' ka zgjedhur t'i shpëtojë thashethemanjës mediatike dhe shiut duke pushuar disa ditë në Santorini.

xhinas

(Kliko në faqen tjetër)