купить платье длинное платье купить женская одежда женская одежда интернет магазин женская одежда одесса женская одежда купить

Showbiz

Alban Dudushi rrëfen emocionet e pritjes së fëmijës së dytë me gazetaren Bieta Sulo

+

aalbanandud
Moderatori Alban Dudushi, për një kohë të gjatë, e ka mbajtur për vete lidhjen e tij me gazetaren Bieta Sulo. Tani që marrëdhënia e tyre është rritur dhe është në pritje të një fëmijë, të dy kanë vendosur ta ndajnë lumturinë me të gjithë. Në një rrëfim për revistën Who prej nga kemi shkëputur disa pjesëza, Albani dhe Bieta tregojnë jetën e tyre të re.

Së shpejti bëheni 4… Kush po fluuturon më shumë nga ju të dy?
Bieta: Krah për krah jemi… tashmë ka filluar numërimi mbrapsht, i cili kryhet njëzëri nga të dy ne. Ndoshta mund të them, që Albani për shkak se bëhet prind për herë të dytë është më i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm përballë kësaj situate. Unë jam në ëndërr ende. Hera e parë në kaq vite që Albani pranon të dalë në një kopertinë.

Meritë e çunit apo e Bietës?
Albani: Meritë e të dyve.

Albani tha me shaka se lajmin e shtatzënisë e mori vesh nga portalet… Ne duam shumë ta dimë si e mori vesh, si reagoi, a qau njeri nga emocionet?

Bieta: Albani me makinën e tij, une në timen, rrugës nga “Top Channel” për në Bllok. I jap sinjal me dritat e gjata dhe hapim krahun, pa mundur dot të prisja deri sa të mbërrinim në destinacionin për tek i cili ishim nisur. Ndërkohë që mendja dhe zemra prej mëngjesit ishin pushtuar. Pavarësisht se kisha marrë vendimin të sigurohesha fillimisht me një analizë gjaku, parkoj makinën time dhe hipi në të tijën. “Çfarë ka mi”, më tha i hutuar për atë ndalim të papritur. “Dëgjo” i thashë “më duhet të të jap këtë” dhe i zgjas një kuti stërgjatëshe. Duke e hapur nuk po kuptonte asgjë. “Termometër?”, më tha. “Shikoji dy vizat”, i thashë. Dhe aty u bë i qartë dhe për të lajmi që unë kisha marrë që në mëngjes.

albabanibietata
Po Joelle-it kush ja tha? Si e priti ajo?
Albani: Joelle-it natyrisht që ia thashë unë. Ne vendosëm, jo për çështje bestytnie, por për çështje sigurie, që deri në muajin e tretë të shtatzënisë, të mos ia tregonim askujt, deri sa të kalonte faza e parë e rrezikshme dhe fëmija të lidhej mirë. Kështu që sekretin e ne të dyve, e ndava unë me Joelle. Ajo u bë personi i tretë që e dinte. Ishte një pasdite e ditës së dielë dhe unë me vajzën po ktheheshim nga kinemaja. Bieta ishte në shtëpi. Rrugës, në makinë, i thashë: “Joelle, shumë shpejt do të bëhesh me vëlla.” Edhe vetë u befasova nga entuziazmi i saj. Joelle deri tani ka qenë vajza e vetme dhe mbesa e parë në familjen time të ngushtë dhe kjo natyrisht që e ka bërë të përkëdhelurën e të gjithëve, kështu që unë, megjithëse ajo tani është e rritur, kisha një lloj ndroje se mos një vëlla do e bënte xheloze.

Sa ka ndryshuar jeta juaj pas këtij lajmi? Sa ka ndryshuar përditshmëria, ushqyerja, oraret, punët?
Bieta: Me thënë të drejtën, ende jemi në ritmin që kemi patur. Shumë pak kufizime kanë ndodhur. Jeta e natës është një nga këto, sidomos për mua. Oraret e punës vazhdojnë të jenë të njëjtë, ndërsa ushqyerja këto muaj sigurisht ka qenë më e shëndetshme, por duke respektuar të gjitha vaktet….

Nga Revista Who, Fotografia Pirro Beati