“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Flakët që kanë përfshirë Kaliforninë në ditët e fundit kanë detyruar mijëra njerëz për të lënë shtëpitë e tyre në mënyrë që t’u shpëtojnë flakëve ! Zjarri nuk ka kursyer as vilat e të pasurve, ku jetonin personazhe të njohur të ekranit. Një ndër to është edhe familja Kardashian-Jenner. Të gjitha motrat duket se kanë nga një shtëpi në këtë zonë dhe shtëpia ku ato xhirojnë ‘reality-shoë-n’ nuk ka mundur t’ju shpëtojë flakëve. Shtëpia e Caitlyn Jenner në Malibu është shkrumbuar si pasojë e zjarrit që përpiu një pjesë të Kalifornisë. “TMZ” raporton se vila, ku Caitlyn xhironte edhe reality shoë-n, ishte përfshirë e gjitha nga flakët që dolën jashtë kontrollit.
“TMZ” raporton se shtëpia është shkrumbuar nga zjarri dhe tani ka përparuar për tek shtëpia e Kim-it. Zjarri ka mbërritur deri tek oborri gjigand i saj dhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Kim lutet që të mos ketë pasoja të rënda. Në këtë zonë jetojnë edhe personazhe të tjerë si Ëill Smith, Iggy Azalea dhe shumë të tjerë, të cilët janë evakuuar.
Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonajt ka përjetuar të njëjtin tmerr mbrëmjen e djeshme ku është detyruar të lërë shtëpinë së bashku me mikun e saj pasi në lagjen e tyre ka rënë zjarr.
Për fat të mirë autoritetet kanë evakuuar gjithë banorët ndërsa Hadërgjonaj dhe Ariel janë vendosur në një dhomë hoteli. Në një postim në Insta Story këngëtarja ka treguar se po përpiqen të mbajnë veten me të mira deri sa të kalojë kjo situatë. Ajo shkruan: "Të evakuuar. Duke u përpjekur të jemi pozitivë."
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...