Showbiz

Ardit Gjebrea i rikthehet dashurisë së vjetër «Sa shumë emocione, më çon në një tjetër botë»

+

ardit

Përtej profilit të tij publik dhe angazhimit tek "E diela shqiptare" prej disa vitesh, të gjithë biem dakord në një pikë: Ardit Gjebrea është kantautori dhe këngëtari i preferuar i të gjithëve. Këngët e tij ende sot kujtohen përmendësh sepse kanë ngelur aty si prova e gjallë e suksesit të një artisti gjithëpërfshirës, mbi të gjitha shumë të dashur për publikun shqiptar. E ndërsa, edicioni i radhës i "Këngës Magjike 2018"-të është në prag dhe këngëtarët kanë nisur të promovojnë hitet dhe prurjet e tyre artistike, këtë herë është vetë Arditi që i ka surprizuar të gjithë përmes një postimi të fundit në instagram.

43914823 2163639747237413 1651445074412957684 n1

Me një foto ku duket qartë ai përpara mikrofonit, Arditi ka shkruar: "Ai momenti kur je në dimension tjetër..."! Ka mjaftuar ky postim dhe komentet kanë vërshuar nga të gjitha anët. Të gjithë kanë një lutje që ai të realizojë një këngë të re ose të sjell një krijim të ri muzikor që me shumë mundësi do të jetë suksesi absolut i radhës. Pas këngës me të bijën, Anna Gjebrea në "Këngën Magjike" të edicionit të kaluar, na mbetet vetëm të presim deri në finalizimin e kësaj surprize të madhe me të cilën moderatori i famshëm na njohu të gjithëve. Ne shpresojmë shumë që të bëhet fjalë vërtet për një këngë të re! Është e shumëpritur!/55