Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Dje pasdite, moderatori dhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea gjatë një bisede me studentë të UET-it, u është përgjigjur pyetjeve të shumta të tyre. Ndër të tjera, është përgjigjur edhe për momentin kur ishte rrëzuar dhe më pas kishte gjetur forcën për t’u ringritur, Gjebrea kujtoi momentet e vështira të emigrimit në Itali, vitet ‘92-‘93.
“Ishte 31 dhjetor dhe unë me gruan dhe djalin që ishte vetëm 2 vjeç kishim gjithsej vetëm 30 mijë lireta, që janë pak a shumë 30 mijë lekë të vjetra. Ne duhet të festonim Vitin e Ri dhe të vazhdonim jetën me aq para. Nuk kishim asgjë për të ngrënë. E kishim traditë në familjen tonë, unë kisha marë gjithmonë një dhuratë… (përlotet)… dhe unë vajta i bleva djalit tim një makinë të vogël, 5 mijë lireta… Ishte një moment shumë i vështirë, por ka kaluar. Ndaj djali im është forca ime që më frymëzon gjithmonë”.
Ndër të tjera ka folur edhe për muzikën dhe arsyet pse kënga nuk është më sot në plan të parë!
“Unë shpeshherë jam më i sinqertë se ç’duhet dhe do ta ruaj sinqeritetin tim dhe sot, më ndodh që të keqkuptohem. Sot portalet e ndryshme mund të keqkuptojnë atë që dua të them dhe nuk do të jem shumë i sinqertë në përgjigjen time. Dua të jem pak diplomat sepse nuk dua të fyej askënd. Kështu që secili bën zgjedhjen e tij në jetë, por nëse unë do të vazhdoja të bëja muzikë dhe të këndoja, nuk do të jetoja më mirë se sa jetoj sot. Kjo është përgjigja ime e sinqertë pa dhënë detaje. Unë kam kënduar në pallate sporti, në stadiume, kam kënduar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kam kënduar në vende ku muzika vetëm dëgjohej. Në të gjitha turnetë që kam bërë jashtë, aty ku ka shqiptarë në Gjermani, SHBA, Greqi, kam kënduar nëpër teatro. Sot rrallë këngëtarët këndojnë nëpër teatro. Unë nuk dua të humbas atë habitatin tim. Unë krijova një lloj stereotipi dhe nuk dua ta humbas. Unë jam i lidhur me atë mentalitet të muzikës dhe nuk dua që të jetë ndryshe”, ka thënë këngëtari.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...