Showbiz

Arsyeja përse Julia Roberts nuk hoqi qimet e sqetullave në tapetin e kuq nuk ka lidhje me feminizmin

+

nottingg

Nuk ishte nevoja që Julia Roberts të ngrinte krahun për të bërë zhurmë mediatike, sepse në atë kohë ajo njihen botërisht si aktorja me buzëqeshjen 1000 vatëshe. Por do të ishin qimet e pahequra të sqetullës, ato që do sfumonin rolin e “ Anna Scott” e për të marrë të gjithë vëmendjen, natën e premierës së filmit Notting Hill në Londër.

gettyimages 74712820 1541417798
Momenti është përmendur shpesh si shembulli i fundit i një njeriu të famshëm që rrëzon standardet tipike të bukurisë. Por në intervistën e saj të fundit, Roberts ka zbuluar se qimet e pahequra të sqetullës nuk ishin në të vërtetë deklarata feminizmi apo një mesazh me nënkuptime të fshehura.
Aktorja e Pretty Woman dukeu treguar mëse e sinqertë pohon se thjesht nuk kishte llogaritur mirë gjatësinë e mëngëve të fustanit.
Në vend të mesazheve për feminizmin, ylli i Hollivudit shtoi se ishte thjesht një pakujdesi dhe një zakon i saj që jo gjithmonë pastron sqetullat nga qimet.